• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KALIMI NË OPOZITË/ Idrizi sulmon Ramën: Më bleu deputetët dhe më vodhi mandatin e Tiranës
Home
Shqipëri

KALIMI NË OPOZITË/ Idrizi sulmon Ramën: Më bleu deputetët dhe më vodhi mandatin e Tiranës

4 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, i ftuar në një emision televiziv, nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, me të cilin ishte në qeveri.

Ai u shpreh se Rama jo vetëm ka blerë deputetët e PDIU-së, por edhe vodhi mandatin e Tiranës.

“Rama i bleu deputetët që ishin në siglën e PDIU, dhe jo vetëm kaq, por na u vodh mandati i Tiranës”, – tha Idrizi.

Sipas tij, “Rama po e çon vendin në vend të paditur, e duhet të dalin nga ky tranzicion 27-vjeçar. Mos të harrojmë se në 27 vjet, Rama ka qenë 20 vite në pushtet”.

Duke iu përgjigjur pyetjes se përse PDIU po kalon në opozitë, ai tha: “Po shkojmë në opozitë për ta bërë atë më të fortë, e sot kjo opozitë është në mazhorancë numerike. Rama nuk ka asnjë prioritet ekonomik, por ka vetëm PPP për interesat e veta. Opozita është në pikën që duhet të japë alternativën”.

Kur gazetari Rezear Xhaxhiu e pyeti: Përse vendosët ta braktisnit rreshtimin tuaj nga Rilindja. Ishte braktisje, apo dikush nuk ju donte?

Idrizi u përgjigj: E para nuk do ta quaja braktisje, sepse nga pikëpamja formale PDIU ishte në opozitë, pasi nga zgjedhjet e kaluara PDIU ishte në opozitë dhe PS në mazhorancë. Në fakt, ka një braktisje të madhe nga kjo shumicë për Çështjen Çame. Në mandatin e parë e kishte pjesë të programit të saj, por në mandatin e dytë, Çështja Çame nuk është më pjesë e këtij programi.

Në momentin që ne prisnim zgjidhje për Çështjen Çame, Rama shprehej se e përdori Çështjen Çame si çakmak për ngritjen e temperaturave me Greqinë. Tani Edi Rama ka braktisur shqiptarët e Çamërisë dhe është bërë palë me grekët.

Sipas Idrizit, PDIU e ka bërë të qartë se do të jetë me këdo që është me Çështjen Çame, ndërsa shtoi që kjo parti nuk do të ekzistojë më, atëherë kur Çështja Çame të jetë zgjidhur.

“Se akuzohemi për tepsi. Ja tani jemi në opozitë. Nuk ka lëvizur PDIU, një herë të vetme kemi lëvizur. Tani jemi në habitatin tonë. PDIU e ka thënë jemi me atë që do të punojë për Çështjen Çame. Duan të na heqin qafe ne? Zgjidhni Çështjen Çame dhe s’ka më PDIU”, – tha ndër të tjera Idrizi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 3.4 MILIONË EURO DHE TOYOTAT/ Prokuroria merr në pyetje katër të arrestuarit
Previous article “Të fshehtat e bizhuterive popullore” në konferencën shqiptaro-polake

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT