Kancelarja gjermane Angela Merkel, e shoqëruar nga shumë ministra, mbërriti sot në mbrëmje në Izrael për një vizitë 24 orëshe, sipas një zëdhënësi të ministrisë së Punëve të Jashtme.
Vizita e fundit e Merkel përkon më shkurt 2014 ndërsa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka vajtur disa herë në Berlin që prej kësaj kohe.
“Gjatë kësaj vizite do të zhvillohen konsultime me përfaqësuesit e çdo ministrie duke biseduar politikat e jashtme dhe të mbrojtjes si dhe çështje rajonale, sipas zëdhënëses së Merkelit”, Martina Fietz.


