Në emisionin “Repolitix” në Report Tv është duke u trajtuar çështja më e diskutuar e ditëve të fundit, ajo e Xhisiela Malokut.
Në panel ndodhen edhe gazetarët Muahmed Veliu dhe Artan Hoxha.
Veliu rrëfeu intervistën e parë që zhvilloi me Xhisielën, teksa ndër të tjera dha një mesazh për të gjithë ata që kanë shkruar se Veliu duhet të shkojë në burg për shkak të intervistës që zhvilloi.
Por diskutimi nuk ka kaluar pa ndërhyrjen e gazetarit Artan Hoxha, i cili u shpreh: “Në burg po shkove, do shkosh bashkë me Fevziun dhe Eni Vasilin”.
Ndërkohë Veliu shtoi: Kam bërë vetëm detyrën në shërbim të vërtetës, nuk shqetësohem pë rata që bëjnë lajme kondicioneri, le të vazhdojnë t’i bëjnë. Unë do vazhdoj në shërbim të së vërtetës.


