• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KORRUPSIONI/ Gjonaj: Janë marrë masa për 7 zyrtarë të AKU në Lezhë, ndjekje penale për ish inspektorin
Home
Shqipëri

KORRUPSIONI/ Gjonaj: Janë marrë masa për 7 zyrtarë të AKU në Lezhë, ndjekje penale për ish inspektorin

3 October, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka dalë sot në kryeministri në një deklaratë për mediat. Gjonaj ka raportuar mbi punën e bërë nga Task Forca Antikorrupsion në javën që lamë pas.

Sipas ministres, si rezultat, i gjetjeve të inspektimeve të Task Forcës, janë rekomanduar 26 masa disiplinore për punonjësit e këtyre institucioneve, prej të cilave, 7 masa janë për largim nga shërbimi civil.

Konkretisht është rekomanduar largim nga shërbimi civil për:

  • 1 inspektor të Drejtorisë Rajonale lezhe AKU si dhe 6 inspektorë të Drejtorisë Tiranë të AKU, të cilat janë angazhuar në inspektime pranë drejtorisë së Lezhës.

Nga kontrollet janë konstatuar shkelje të rënda, në kufijtë e veprës penale për të cilat Task Forca Antikorrupsion së bashku me strukturat përgjegjëse ka depozituar kallëzimet penale

pranë organit të prokurorisë së rrethit gjyqësor, Lezhë.

DEKLARATA E PLOTE

Task Forca Antikorrupsion, së bashku me institucionet ligjzbatuese, po vijon me përpikmëri zbatimin e planeve të punës për verifikimin e denoncimeve të kryera në platformën shqiperiaqeduam.al, si dhe të informacioneve të ardhura, duke ushtruar kontrolle në të gjitha institucionet shtetërore për të cilat qytetarët janë ankuar.

Task Forca Antikorrupsion në javën që lamë pas, ka përfunduar një sërë kontrollesh në disa institucione të rrethit të Lezhës, që ofrojnë shërbime publike në këtë rreth, konkretisht si:

  • Spitali Rajonal Lezhë,
  • AKU, Drejtoria Rajonale Lezhë,
  • Drejtoria Bujqësore Lezhë,

Si rezultat, i gjetjeve të inspektimeve të Task Forcës, janë rekomanduar 26 masa disiplinore për punonjësit e këtyre institucioneve, prej të cilave, 7 masa janë për largim nga shërbimi civil. 

Konkretisht është rekomanduar largim nga shërbimi civil për:

  • 1 inspektor të Drejtorisë Rajonale lezhe AKU si dhe 6 inspektorë të Drejtorisë Tiranë të AKU, të cilat janë angazhuar në inspektime pranë drejtorisë së Lezhës.

Nga kontrollet janë konstatuar shkelje të rënda, në kufijtë e veprës penale për të cilat Task Forca Antikorrupsion së bashku me strukturat përgjegjëse ka depozituar kallëzimet penale

pranë organit të prokurorisë së rrethit gjyqësor, Lezhë.

Bazuar, në shkeljet e konstatuara është depozituar kallzim penal për 7 punonjës të niveleve të ndryshme të këtyre institucioneve.

Konkretisht për:

Ish-drejtorin e AKU-se Lezhë si dhe 6 inspektorë të këtij institucioni, të cilët dyshohet të kenë kryer në bashkëpunim veprën penale të shpërdorimit të detyrës, duke kryer veprime që kanë cënuar rëndë përmbushjen e detyrimeve ligjore në lidhje me sigurinë ushqimore.

Gjithashtu, një sërë operacionesh të finalizuara me sukses gjatë kësaj jave, falë procedimeve proaktive të policisë së shtetit në bashkëpunim me strukturat përkatëse, kanë goditur disa raste të korrupsionit, duke arrestuar në flagrancë punonjës të niveleve të ndryshme:

  • 2 punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë;
  • 8 punonjës policie, nga të cilët 2 në Komisariatin Nr.1 në Tiranë dhe 6 në Stacionin e Policisë Kufitare Kakavijë në Gjirokastër.
  • 2 inspektorë të hetimit tatimor, në Drejtorinë Rajonale të Tatim Taksave Tiranë, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.

Rezultatet e arritura javë pas jave në evidentimin dhe ndëshkimin e çdo rasti korruptiv të zbuluar, falë edhe bashkëpunimit shumë të mirë të të gjithë strukturave, atyre antikorrupsion,

policisë së shtetit dhe institucioneve ligjzbatuese, janë një tregues i qartë i vendosmërisë sonë ndaj luftës kundër korrupsionit.

Bashkëpunimi dhe besimi që qytetarët kanë treguar duke denoncuar rastet e tyre në platformën shqipëriaqeduam.al, na mundësojnë që të gjithë strukturat e qeverisë të bashkëveprojnë për një qëllim të vetëm, për të mos toleruar asnjë punonjës të administratës që abuzon me detyrën dhe kërkon rryshfet për shërbimin ndaj qytetarëve.

Ne jemi të vendosur ta kryejmë me Zero Tolerancë, luftën kundër korrupsionit, këtë sfidë kaq të rëndësishme për forcimin e shtetit ligjor dhe sigurimin e shërbimeve publike cilësore për qytetarët.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EFEKTI RONALDO/ Ylli madrilen: Na MUNGON CR7, s’mbulohet dielli me gisht, pa të nuk do...
Previous article NOBELI NË KIMI PËR 2018/ Çmimin e fitojnë tre shkenctarë

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së Politikë

ZGJEDHJET LOKALE/ Berisha zbulon kur do të publikojë emrat e kandidatëve të PD-së

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik Breaking News

“SHQIPËRIA MBYLL KAPITULLIN E KATËRT”/ Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT