Pas disa tërmeteve me intensitet mesatar, në Shqipëri kanë vazhduar lëkundjet edhe gjatë ditës së djeshme.
Siç bëhet e ditur nga të dhënat e mbledhura nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit gjatë ditës së sotme në Shqipëri ka pasur lëkundje të lehta.
Ditën e djeshme kanë rënë dy tërmete në Roskovec të Fierit, me intensitet 2.4 ballësh të shkallës Rihter.
Gjatë një dite më parë pati dy lëkundje në Durrës dhe Tiranë.



