Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me rastin e Xhisielës dhe djalit të deputetit të PS.
Në një postim të bërë pak minuta më parë në Twitter, ai shkruan se i vjen mirë që nuk është i vetmi që mendon se “vajzën e morën peng dhe e kthyen në mish për topat e kazanit politik e mediatik”.



