Prej më shumë se një jave, emri Xhisiela ka qënë më i përfoluri dhe jo pa shkak. Vajza që u mendua se ishte dhunuar nga djali i deputetit Rrahman Rraja, mbrëmjen e djeshme ka hedhur poshtë çdo akuza në dy studio të ndryshme televizive.
Ndonëse dëshmitë e saj patën shumë reagime nga ku dhe dukej se Xhisiela po gënjente, 25 vjeçarja u shfaq tepër e sigurt për atë që po mbronte.
Një nga personat e parë që i erdhi në “ndihmë” Xhisielës, ishte pikërisht gazetari investigative Artan Hoxha. Fillimisht e bëri këtë duke kundërshtuar fort nënkomisarin Emiljano Nuhu (që denoncoi edhe rastin).
E më pas, me anë të një shkrimi “Po Xhisiela?!”, gazetari tregonte se gjendja psikologjike e ngjarjes ishte shumë e rënduar.
Mirëpo, ajo që thoshte Hoxha me atë që deklaroi Xhisiela mbrëmë, qendrojnë shumë larg. E ndoshta kjo mund të jetë një nga arsyet se përse gazetari ka dy ditë pa as një reagim.
Pjesë nga shkrimi:
“Si mund tu them njerezve te ketij vendi se cfare po vuaj, cfare po perjetoj? Une thjeshte kerkoj drejtesi per ate qe ka ndodhur dhe qetesi per familjen time. Si mund tu them, boll luajtet duke perdorur emrin dhe fatkeqesine time si flamur beteje here ngjyre blu dhe here te kuq. Si tu them, boll me kete histeri hipokrizie”…. “.
Përgatiti: AlpeNews.al


