• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DENONCIMI/ Berisha publikon mesazhin: Të dënuarit per vjedhje te mëdha në naftë emërohen shefa komisariatesh
Home
Politikë

DENONCIMI/ Berisha publikon mesazhin: Të dënuarit per vjedhje te mëdha në naftë emërohen shefa komisariatesh

2 October, 2018 Isa.Autor Politikë

Një ish-oficer policie, që ka përfunduar rrugëve të Evropës si një emigrant në kërkim të punëve të rëndomta, pas spastrimit të radhëve të Policisë nga qeveria “Rama”, ka zbuluar një fakt tronditës për njerëzit që i zëvendësuan atë dhe kolegët e tij, për një nga shefat e Policisë që qeveria Rama i dha post e po vetë e arrestoi. Zbulohet se vite më parë, shefi i Policisë në fjalë,  i sapoarrestuari Flamur Veliu, ka qënë i arrestuar për vjedhjen e një boti me naftë në Patos!

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka publikuar mesazhin e plotë të ish-oficerit, në të cilin shpalosen dy pamje: “Të dënuarin për vjedhje të mëdha në naftë, narkoshteti e emëron shef komisariati në Patos! Lexoni mesazhin e oficerit dixhital,” shkruan Berisha në Fb duke përcjellë mesazhin e mëposhtëm.

Postimi i plotë
Përshëndetje Dr. Berisha.

“Unë që po ju shkruaj, jam një ish-oficer policie, liruar pas 17 vjetësh nga Policia e Shtetit me motivacion alla Rilindja e PS, duke shpikur me makinacionet e tyre, motivacionin në vitin 2015, sepse nuk u bëra shërbëtor i partive politike, pasi ligji “de juro” e kërkonte të isha i depolitizuar.

Për pasojë, sot jam duke lypur një copë punë, çfarëdolloj pune, qoftë në rrugët e Europës, për të mbijetuar, pasi në Shqipëri shteti im më braktisi në momentet kur kisha punuar për shtetin dhe plus nga ato çaste, filluan kërcënimet për jetën.

Si njeri i braktisur nga shteti im, pa një mundësi jetese të më afrohej një punë çfarëdolloj, pa pretendime, para bukës së gojës dhe pa asnjë lloj asistence, ndihme, për jetën që më rrezikohej, sepse nuk mund të kërkoja mbrojtje nga njerëzit që m’i shkaktuan peripecitë e mia, po ju shkruaj juve për ta çuar zërin tim sado pak për të sensibilizuar opinionin publik në Shqipëri se çfarë lloj metodash ndodhin në Shqipëri.

Sot lexova në internet se paskan arrestuar Shefin e Policisë së Patosit, Flamur Veliu. Nuk e kuptoj se si arriti ky mostër e hajdut nafte që në vitin 2000 unë së bashku me një kolegun tim e kemi arrestuar në flagrancë këtë lloj – shefin tonë-  duke vjedhur një bot me 33 mijë litra nafte dhe pas 40 ditëve burg, ky njeri doli.

Nuk mjafton kjo, por nuk i ndahet përsëri Policisë duke filluar përsëri punë në vitin 2015 si Shef droge në Sarandë, por duke ia ditur shijen lekut ose për hakmarrje, paska rifilluar shef stacioni i Policisë Patos, ndoshta duke menduar se duke ardhur me atributet e shefit, do të më gjente mua si vartësin e tij dhe të më fuste në burg, por paska gabuar rëndë, se mua si buburreca si ai nuk munden dot se unë duke respektuar ligjin, nuk do të arrinte dot ai lloj krimbi.

Ah, po e vërtetë, që mund të ndikonte vetëm lirimin tim, por nuk ia dhanë të tjerët mostra si ai kënaqësinë, sepse më liruan para se të vinte shefi im ai. Me postë po ju dërgoj lajmin që lexova sot, për të kaluarën e tij besoj i gjeni në institucionet përkatëse, Polici, SHÇB dhe Prokurori e Gjykatë. Nuk kam frikë për emrin tim anonim, quhem B A.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "U QËLLUA NË KËMBË NGA POLICIA"/ Deputetët e PD vizitojnë 24 vjeçarin në spital
Previous article SENSUALE DHE BOMBASTIKE/ Cannavo shpërthyese si gjithmonë, Cassano dhe Panucci janë me... (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT