• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LIGJI PËR EMIGRANTËT/ Gjermania: Punësim me kritere moshe e arsimi
Home
Europë

LIGJI PËR EMIGRANTËT/ Gjermania: Punësim me kritere moshe e arsimi

2 October, 2018 k.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Qeveria e koalicionit në Gjermani bëri të ditur në orët e para të së martës se ka rënë dakord për ligje të reja për imigrimin, pas shumë muaj debatesh për politikën e migrimit. Ligjet e reja frymëzohen nga modeli i ligjeve të Kanadasë dhe do ta bëjnë të vështirë për më të varfërit dhe të paarsimuarit që të imigrojnë në Gjermani, shkruhet në projekt.

Marrëveshja “mban parasysh parimin e ndarjes së azilit nga migrimi për punë” dhe garanton që ata që kanë të drejtë ligjore për të aplikuar për azil në Gjermani do të mund ta bëjnë këtë edhe në të ardhmen.

Korniza e ligjit të propozuar parashikon megjithatë që shtetas nga vende jo anëtare të BE, pa arsim të lartë ose pa një ofertë konkrete për punë, nuk do të jenë në gjendje të jetojnë në Gjermani:”Ne nuk duam imigrim nga shtetas të pakualifikuar nga vende të treta”, shkruhet në marrëveshje.

Ashtu si në modelin e Kanadasë, imigrantët e ardhshëm do të renditen në bazë të nivelit të arsimit, të moshës, të aftësive të gjuhës, ofertave për punë dhe sigurisë financiare.

Fuqi punëtore e kualifikuar jo vetëm nga BE

Në thelb bëhet fjalë që Gjermania të bëhet tërheqëse për fuqi punëtore të kualifikuar jashtë BE. Për këtë planifikohet për herë të parë të miratohen ligje imigrimi.

Partnerët e koalicionit qeveritar të përbërë nga CDU/CSU dhe SPD formuluan lehtësime në punësim për fuqi punëtore të kualifikuar, që kanë një arsim profesional. Ata do të mund të vijnë më lehtë në Gjermani. Për fuqinë punëtore me shkollë të lartë, pengesat janë zbutur që tani.

Veç kësaj nuk do të ketë kufizime për profesione të caktuara. Si bazë do të shërbejë vetëm një kontratë e nënshkruar pune. Për punonjësit e kualifikuar që nevojiten në teknologjinë e informacionit (IT) parakushtet do të jenë edhe më të ulëta.

Në bashkëpunim me ekonominë si dhe me institucionet e shëndetësisë dhe të përkujdesjes do të hartohet një strategji rekrutimi për punonjës të kualifikuar në vende të caktuara.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË MILANIST I "TËRBUAR"/ Van Bomel sfidon INTERIN: Dua hakmarrje për…
Previous article "O MA MOS U MËRZIT"/ Mesazhi i vëllait të Alketës pasi e lanë në burg (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin Botë

DRONI GODET KHERSONIN DHE LË NJË VIKTIMË/ Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT