• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NUK I NDALOI POLICISË”/ Flet 24 vjeçari që u qëllua në këmbë: Më goditën me…(VIDEO)
Home
Breaking News

“NUK I NDALOI POLICISË”/ Flet 24 vjeçari që u qëllua në këmbë: Më goditën me…(VIDEO)

2 October, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një i ri pretendon se është plagosur nga policia. Pre e dhunës ka rënë 24-vjeçari Sidion Tabaku. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme ne zonën e Alliasit në Tiranë.

Raportohet se i riu ka qenë duke drejtuar një motor dje nuk i është bindur policise. Policia i është vënë në ndjekje dje pasi e ka plagosur ne këmbë e ka dhunuar edhe fizikisht.

Bezati raporton se dje i riu ka qenë duke drejtuar një motor, pornuk i ishte bindur policisë. Kjo e fundit është vene në ndjekje të tij, ndërsa thuhet se ka shtënë edhe me armë në drejtim të 24-vjeçarit, i cili ka marrë plumb në këmbë. Në një intervistë ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’, Tabaku nga ambientet e spitalit ka treguar dhunën e ushtruar sipas tij nga policët.

Ai tha se nuk e dinte që policia ishte vënë në ndjekje të tij. “Nuk e dija qe policia ne ndiqte mua. Policet qëlluan 4 here me armë drejt meje. Pasi u rrezova kur me plagosen me kanë dhunuar me shkelma. Me lanë ne rruge dhe u larguan”, tha i riu.

Burime nga Policia e Tiranës thanë për gazetaren Bezati se i riu është plagosur në këmbë, ndërsa për veprimet e policisë SHCBA po kryen hetimet. Kujtojmë se sot deputeti i PD-së Ervin Salianji denoncoi ngjarjen në fjalë.

 

INTERVISTA

Çfarë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme?
Rreth orës 23:10 apo 23:20 isha duke kaluar në drejtim të spitaleve, dhe aty ishin dy patrulla policie. Ato shoh që po vinin nga pas. Unë u tremba dhe i jap gaz motorit, por ata shtinë me armë.

Shtinë me armë drejt teje?
Po shtinë drejt. Ndërkohë vazhdoj eci prapë dhe dëgjoj një krisëm të dytë. Sa kaloj një karburant dhe futem në lagje. Më pas dëgjoj dy krisma të tjera. Një nga plumbat më kapi në këmbë. Më pas bie përtokë.
Ata më pas nisën të më gjuanin.

S’të ndihmoi policia?
Për ça do më ndihmonte policia.

Kush të solli në spital?
Ishte një oficer i rajonit nr.4 ai që lajmëroi ambulancën. Më pas më dërguan këtu në spital.

Punonjësi i policisë ishte rastësisht aty apo ishte pjesë e patrullës?

Jo ishte rastësisht. Për fat më futi direkt në ambulancë dhe më çoi në spitalin Ushtarak.

A i frikësoheshit ndonjë vepre penale që u larguat nga patrulla apo?
Jo isha shumë në rregull, me dokumente dhe të gjitha.

Po pse nuk i qëndruat patrullës atëherë?
Nuk ndalova se isha i frikësuar se thash çfarë ka ndodhur që vinin me kaq vrull. S’kisha asgjë, as drogë, asgjë tjetër. Isha shumë i pastër.

Çfarë dëmtimesh keni marrë?
Kam mpiksje gjaku në kokë, frakturë, dhe një plumb që kam marrë në këmbë.

Çfarë të kanë thënë mjekët?
Më kanë thënë se do rrish tre ditë në spital dhe do bëjmë disa skanera dhe analiza për mpiksjen e gjakut.

Çfarë do të bëni në këtë situatë kur pretendoni se jeni dhunuar nga policia?
Unë dua që të vihet drejtësia në vend, asgjë tjetër.

Keni bërë kallëzim në SHÇBA?
Akoma. Po presim që të vinë eprorët të marrin në pyetje.

Nuk keni dhënë asnjë deklarim në polici?
Deri tani jo, pasi nuk ka ardhur askush. Pres që të vijë policia, të marrë në pyetje. Se dimë se çfarë do bëhet më pas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Si është të rrisësh një fëmijë me sindromën Down"/ Gruaja e "Dr.Florit" dha mesazhin më të bukur (FOTO)
Previous article "RREZET E DIELLIT BASHKË ME EDIN"/ Thaçi poston foton e takimit me Ramën

k.autor

Postime të ngjashme

KRIM I RËNDË NË SHKODËR/ Vritet djali dhe plagoset babai pas një sherri, autori arrestohet i plagosur me thikë! Sekuestrohet arma e zjarrit Aktualitet

KRIM I RËNDË NË SHKODËR/ Vritet djali dhe plagoset babai pas një sherri, autori arrestohet i plagosur me thikë! Sekuestrohet arma e zjarrit

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet Aktualitet

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT