ABC News shkoi në shtëpinë e Xhisiela Malokut midis Niklës dhe Fushë-Krujës. Familjarët nuk donin as të filmoheshin dhe as të flisnin. Kurse patrulla e policisë, e cila ishte vendosur për të mbrojtur vajzën e dhunuar, nuk ndodhej pranë shtëpisë, dhe sipas gjyshit ata po ndërrnonin turnin.
Ndërtesa ku jeton vajza 25 vjeçare, Xhisiela Maloku, ndodhet shumë afër me dhunuesin e saj të arrestuar, Rexhep Rrajën.
Është kufiri midis fshatit Nikël dhe fshatit Larushkë në Fushë-Krujë, 400 metra larg rrugës nacionale. Njëkatëshe e rrethuar me avlli dhe me pemë. Brenda saj janë familjarët e Xhisielës. Askush nga ta nuk del në rrugë.
ABC News shkoi aty për të biseduar me të afërmit.
I vetmi person që doli ti takojë ishte gjyshi i Xhisielës, i cili u kërkoi gazetarëve të largoheshin. Jashtë kamerës ai u tha se familjes Maloku po i shkatërroni jetën të gjithë.
Kur grupi i xhirimit ishte aty, patrulla e policisë e vendosur për mbrojtje të Xhisielës nuk ndodhej. Por gjyshi i saj i tha gazetarit se paradite makina ishte. Një police dhe një polic kanë qëndruar para portës. Ata kishin lëvizur për të ndërruar turnin.
Xhisiela Maloku, u mor në mbrojte nga uniformat blu, pas arrestimit të ish-të dashurit të saj Ramazan Rraja, djali i Deputetit Rrahman Rraja, i cili akuzohet për “përndjekje”.
Një patrullë policie qëndron pranë banesës së 25-vjeçares në fshatin Zezë të Fushë-Krujës, aty ku ajo jeton me nënën dhe motrën e saj më të vogël.
Ky vendim për të marrë në mbrojtje vajzën e re, është marrë nga policia pasi Rexhep Rrahja dhe ish e dashura e tij jetojnë të dy në të njëjtën zonë dhe policia i trembet ndonjë hakmarrjeje të mundshme ndaj vajzës dhe familjes së saj pas prangosjes së 24-vjeçarit te dyshuar si autor i dhunës.
Në seancat e marrjes në pyetje nga prokurorja e çështjes, Mirela Kapo, Xhisela Maloku nuk kishte kërkuar mbrojtje, pasi sipas saj nuk ndjehej e kërcënuar nga ish i dashuri i saj dhe familjarë të tij. Por të shtunën, organi i akuzës vendosi, që pavarësisht refuzimit të mbrojtjes nga vajza, të sigurojë nëpërmjet gjykatës “urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes” për Xhisela Malokun. Rexhep Rraja u arrestua të dielën pasi të shtunën Gjykata e Krujës kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg’’.
Dhunimi i vajzës u bë publik pak ditë më parë, kur oficeri i policisë Emiljano Nuhu denoncoi publikisht deputetin Rraja dhe kreun e deputetëve socialistë Balla se e kishin kërcënuar në zyrën e tij për të mbyllur këtë dosje.


