Xhisiela Maloku, vajza që ka trazuar javën e fundit politikën dhe aktualitetin shqiptar pritet të bëjë daljen e parë të vërtetë televizive, në mbrëmjë tek Eni Vasili në “Open”.
Ende nuk dihet nëse e reja do të rrëfejë detaje të pazbuluara por vetë fakti që do të jetë live, e “zbuluar” pritet të krijojë mjaft debat.
Por nuk mbaron me kaq.
Nga ana tjetër, nënkomisari i Policisë Emiliano Nuhu, do të jetë sot në lidhje direkte në emisionin “360 Gradë”, të Artur Zhejit në Ora Neës.
Ndryshe nga Xhisiela, Nuhu e “ka bërë me dije” se do të nxjerrë në pah fakte të tjera rënduese për ngjarjet që lidhen me djalin e deputetit Rrahja dhe vajzën Xhisiela Maloku, që sot është vendosur nën mbrojtjen e Policisë.
Kjo përballje televizive, sa e pazakontë aq edhe me rëndësi, pritet të jetë e fortë edhe pse në distancë.
Përgatiti: AlpeNews.al


