• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“REFERENDUMI”/ Ivanov: S’duam BE e NATO me kërcënime
Home
Rajon

“REFERENDUMI”/ Ivanov: S’duam BE e NATO me kërcënime

1 October, 2018 Isa.Autor Rajon

Presidenti, Gjorge Ivanov e cilësoi si të dështuar referendumin për marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë, sa i takon zgjidhjes së mosmarrëveshjeve për emirin me fqinjët.  Në deklaratën e parë pas referendumit, Ivanov kërkoi ndaj deputetëve që të respetojnë vullnetin e treguar nga populli i Maqedonisë, pas votimeve të së dielës.

I pari i shtetit fqinj theksoi se vullneti i qytetarëve hodhi poshtë marrëveshjen e Prespës. Ivanov dha një mesazh të qartë për ndërkombëtaret, pasi sipas tij, anëtarësimi i Maqedonisë nuk duhet të kalojë nga presioni dhe kërcënimet, por nga dinjiteti dhe merita.

“Në referendumin e mbrëmshëm populli hodhi poshtë marrëveshjen e Prespës. Me mos votim, populli qartë tregoi se është kundër zgjidhjeve të shpejta, të imponuara dhe të dëmshme të cilat vendosen pa arritjen paraprake të konsensusit kombëtar. Shumica e qetë vendosi. Bojkoti është zëri i atyre të cilët ishin të nënçmuar dhe nuk u dëgjuan. Porosia e popullit është dërguar deri tek ata të cilët duhet ta dëgjojnë. Realiteti është se referendumi dështoi. Mos tentoni të ndryshoni këtë realitet. Mos e nënvlerësoni vullnetin sovran të popullit maqedonas. Nuk mund të flitet për shumicë në kushte kur nuk është plotësuar cenzusi ligjor. 36.9 % dalje nuk është vullnet i popullit, por 63.1% të cilët nuk kanë dalë. Sado që të shtrembëroni, nuk mund ta ndryshoni realitetin. Realiteti është se referendumi është i pasuksesshëm. Koha është për përgjegjësi para popullit maqedonas. Mbështetja për në BE dhe NATO është dëm kolateral i referendumit jopopullor. Mbështetjen për në BE dhe NATO nga 80% e ulët në vetëm 36.9%. Po i manipuloni qytetarët tanë ndërsa partnerëve euroatlantik po u jepni shfaqje dhe perceptime të rrejshme.  Atyre të cilët përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë dhe në mënyrë joparimore marrin anë, i porosis që t’i respektojnë konventat ndërkombëtare për marrëdhënie diplomatike. Nuk mund që ata të cilët ka deficit demokratik të imponojnë zgjidhje në kundërshtim me vullnetin e popullit maqedonas. Referendumi nuk është anketë. Vendimi i qytetarëve obligon. Kuvendi atë vendim duhet ta respektojë. Për këtë arsye përgëzoj popullin maqedonas, shqiptarët, turqit, serbët, romët, boshnjakët dhe vllahët për vendimin e tyre. Nuk kemi dilema se vendi i Maqedonisë është në BE dhe NATO. Por atje duhet të hyjmë me dinjitetin tonë njerëzor, pa kërcënime, presion dhe standarde të dyfishta”- theksoi  presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Kur Zaev qan dhe Thaçi mban shënim…
Previous article U KAP ME DOPING/ Gjykata jep vendimin PËRFUNDIMTAR për sulmuesin ITALIAN

Isa.Autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT