“Xhisiela” dhe djali i deputetit Rraja, janë padyshim protagonistët e javës, të muajit e ndoshta do të vijojnë të jenë të vitit.
Sapo ngjarja u bë e ditur nga Partia Demokratike, në mbrëmjë mediat pranë selisë blu nxituan të gjenin foton e vajzës së dhunuar duke krijuar panik e kaos.
Veprim ky, i pamenduar mirë pasi me një kërkim fare të thjeshtë zbulohej se fotografia jo që nuk ishte e Xhisielës, por nuk ishte fare në Shqipëri.
Gjë që situatën e bëri akoma më të trishtë. Fotoja reale është publikuar në media në vitin 2015, dhe bëhet fjalë për një tjetër viktimë dhune, Tia Jade Edwards. Tia Jade siç shkruan Daily Mail, është dhunuar asokohe në Wells nga dy gra më të mëdha se ajo në moshë dhe përfundoi në spital ku u trajtua për shumë kohë.
Kjo e fundit vërteton që as “qëllimi” nuk ka qënë i njëjtë.
Artikulli tek “Daily Mail”
Jo sepse dhuna nuk ishte e vërtetë, se këtë e vërtetoi ekspertiza ligjore. Por sepse teksa sot shohim profilin e vërtetë të Xhisielës kuptojmë se “fake news” edhe njëherë tjetër përkeqeson çdo gjë.
E këto media pikërisht, duhet ta kishin lënë vajzën në privatësinë e saj deri në momentin kur do i dukej e arsyeshme të shfaqej, nën gjithë këtë presion psikologjik.
Xhisiela
Përgatiti: AlpeNews.al





