• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“JAM MIRË, MOS U SHQETËSONI PËR MUA”/ Gjendet vendndodhja e vajzës që u raportua e zhdukur. Është…
Home
Breaking News

“JAM MIRË, MOS U SHQETËSONI PËR MUA”/ Gjendet vendndodhja e vajzës që u raportua e zhdukur. Është…

1 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Arbnora Dobra, 22 vjeçare, nga qyteti i Skenderajt, para disa ditëve u raportua e zhdukur. Por, ajo sot gjendet në Maqedoni. Nëpërmjet një mesazhi, Arbnora i ka thënë familjes se është shëndosh e mirë. Në shtëpinë e saj ende nuk i dinë motivet e largimit të saj. Arbnora është e fejuar me një bashkëvendas të sajin, i cili në këto momente është në Skenderaj. Policia po i vazhdon ende hetimet.

Që nga e enjtja e 27 shtatorit, Arbnora Dobra, 22 vjeçare, nga qyteti i Skenderajt, u paraqit si person i zhdukur nga ana e familjarëve. Ajo mëngjesin e së enjtes kishte marrë rrugë drejt Mitrovicës gjoja për një intervistë pune. Por, që nga ai moment ajo më nuk i është lajmëruar familjes e as të fejuarit të saj, i cili gjendet në Skenderaj.

Por katër ditë pas, policia e Kosovës ka dhënë detaje për këtë rast, duke thënë se Arbnora në mënyrë të rregullt e ka kaluar kufirin e njërit nga shtetet fqinje.

E për këtë punë është njoftuar edhe familja e Arbnorës. Vëllai i saj, Driloni tha, se Arbnora mund të ketë shkuar në Maqedoni. Ai thotë se nuk i dinë arsyet e largimit të Arbnores nga shtëpia.

“Jam mirë, mos u brengosni për mua”, është komunikimi i vetëm që familja ka pasur me Arbnoren që prej largimit të saj nga shtëpia.  Kështu tha vëllai i 22-vjecares.
Ai thotë se Arbnora mund të jetë në Maqedoni.

“Edhe ne para pak minutave e morëm lajmin se Arbnora ka kaluar kufirin. Mendojmë se ka shkuar në Maqedoni. Nuk i dimë arsyet pse u largua nga shtëpia. Ky është është rast shumë specifik. I fejuari i saj është këtu në Skenderaj”, ka deklaruar vëllai i saj.

E rreth kësaj çështjeje, Policia e Kosovës njofton se vajza nga Skenderaj, e cila ishte raportuar e zhdukur, gjendet në një shtet fqinj të Kosovës. Sipas policisë bazuar në të dhënat e deritanishme është konstatuar se personi në fjalë, në mënyrë të rregullt ka kaluar në një shtet fqinj të Republikës së Kosovës, nga ku pala ka kontaktuar me familjarët e saj.

“Përveç familjarëve të viktimës me të cilët jemi në kontakt për zhvillimet rreth rastit, ne si polici zyrtarisht kemi  njoftuar edhe institucionet e shtetit fqinjë dhe bashkërisht jemi duke punuar për identifikimin e vendndodhjes së viktimës si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, thuhet në deklaratën e policisë.

Rasti i zhdukjes është paraqitur të premten në njërin prej stacioneve të policisë në Prishtinë, nga vëllai i saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUSH DO IA MUNDËSOJË JETËN LUKSOZE TASHMË? Trejsi Sejdini ndahet nga i dashuri milioner (FOTO)
Previous article TARE "MBRETI I MERKATOS"/ Immobile dhe Milinkovic-Savic rinovojnë me Lazion

F.autor

Postime të ngjashme

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet Aktualitet

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT