• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EKSKLUZIVE/ Duka: Durrësi është “ku thërret qameti”. Planet e OPOZITËS për pjesëmarrjen në Kuvend
Home
Intervista

EKSKLUZIVE/ Duka: Durrësi është “ku thërret qameti”. Planet e OPOZITËS për pjesëmarrjen në Kuvend

1 October, 2018 Isa.Autor Intervista, Politikë

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, një nga figurat e rëndësishme të opozites, që njihet për influencen e tij  politike në vend si dhe një nga aletatët e ngushtë të Lulzim Bashës.

Në një intervistë për Alpenews.al, ku është pyetur në lidhje me aktualitetin politik , bojkoti i opozitës, ligji për teatrin, zgjedhjet lokale, dhe afrimi i PDIU-së.

Duka është shprehur me vetingun në politikë kërkojmë të largojmë nga institucionet politikanët e korruptuar dhe ata që kanë lidhje me kriminelët.

I pyetur për Teatrin Duka shprehet se mbrojtja e Teatrit është një detyrë e çdo qytetari të këtij vendi. Ndërsa përsa i përket kandidimit të tij si kreu i bashkisë së durrësit ai ka thënë se debati mbi kandidaturën time është tashmë një traditë, sa herë afrojnë zgjedhjet jo vetëm gazetarët, por edhe qytetarët e Durrësit me të cilët ndeshem gjatë ditës kanë vetëm një pyetje: A do të kandidojë apo jo?

Intervista e plotë

1.Opozita ka vendosur si synim vetingun e politikanëve. A duhet ky veting dhe cfarë të mire do ti sjellë parlamenti?

Nisma e opozitës nuk është një vetëtimë në qiell të hapur, por pasojë e një situate të kalcifikuar dy legjislaturat e fundit, në të cilat marrëdhëniet e politikës me krimin janë një pengesë e madhe për jetën demokratike të vendit. Nëse me “Dekriminalizimin” arritëm të përjashtojmë nga Parlamenti, bashkitë dhe institucionet e tjera publike personazhe të botës së krimit, me Vetingun në politikë kërkojmë të largojmë nga institucionet politikanët e korruptuar dhe ata që kanë lidhje me kriminelët. Pyetjes nëse ky instrument i duhet politikës shqiptare, unë i përgjigjem me bindje po, madje duhet të ishte bërë me kohë. Ju si gazetar e kuptoni më mirë se qytetarët këtë nevojë, sepse nuk ka javë që nuk pasqyroni një ngjarje ku krimi dhe politika të mos ndërthuren. Nëse kjo nismë do të arrihej, do të çlironim vendimmarrjen nga interesa korruptive, por jo vetëm. Vetingu do të dekurajonte politikanët nga të kërkuarit ndihmën e kriminelëve për të fituar vota, dhe po ashtu kriminelët do të zmbrapseshin në momentin në të cilin do të kuptonin se përfshirja e tyre në politikë nuk do t’ju krijonte avantazhe. Deri në këtë moment kjo lidhje politik krim, për të cilën unë përdor shpesh termin simbiozë, ka prodhuar efektin e “dopingut” në politik, duke ndryshuar vlerat reale të partive që marrin pjesë në garën elektorale dhe gëzojnë mbështetjen e krimit. Nëse nuk zhbëjmë, edhe nëpërmjet vetingut, këtë lidhje, nuk do të kemi kurrë një qeverisje që do të ketë në fokus interesat e qytetarëve, por do të kenë vetëm interesat e atyre që i sollën në pushtet.

2. Cfarë mendimi keni për prishjen e godinës së Teatrit?

Çështja e Teatrit Kombëtar është shembulli më i mirë i arrogancës së mazhorancës aktuale; pasi po vepron në mënyrë arbitrare, me një ligj të posaçëm dhe antikushtetues, sikurse dëshmoi edhe vendimi i Presidentit për ta kthyer ligjin në Parlament. Në momentin që shkelet ligji themelor i shtetit, mbrojtja e Teatrit është një detyrë e çdo qytetari të këtij vendi, pra edhe e imja.

3. Përse opozita po i bojkoton parlamentin?

Në hapat e para bojkoti erdhi si pasojë e situatës kriminale në disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë. Ishte vullneti i opozitës që qytetarët të sensibilizoheshin mbi gjendjen reale të krimit në vend, kjo u arrit nëpërmjet zhvillimit të mbledhjeve të grupeve parlamentare në zonat ku krimi në vitet e fundit ka një epërsi të frikshme ndaj autoriteteve ligjzbatuese. Por, sikurse e ndoqët këtë javë, opozita u theu bojkotin duke u kthyer në Kuvend, për të marrë pjesë në Këshillin i Legjislacionit, i cili u mblodh për të diskutuar për vetingun në politikë. Kjo nuk do të thotë zgjidhje të krizës politike, por ilustron më së miri raportin e kushtëzuar që opozita do të ketë me institucionet. Prioriteti i aksionit opozitar në këtë moment është finalizimi i vetingut në politikë; që të arrijë ndryshimet kushtetuese e nevojshme për ta realizuar, opozita do ta kushtëzoj pjesëmarrjen me mbështetjen që kjo nismë do të marrë nga mazhoranca.

4.A do jeni ju kandidat për bashkinë e Durrësit dhe cfarë do bënit për këtë qytet?

Debati mbi kandidaturën time është tashmë një traditë, sa herë afrojnë zgjedhjet jo vetëm gazetarët, por edhe qytetarët e Durrësit me të cilët ndeshem gjatë ditës kanë vetëm një pyetje: A do të kandidojë apo jo? Madje disa shkojnë edhe më tej, më kërkojnë me këmbëngulje të kandidoj. Megjithatë, me gjithë dashurinë që kam për qytetin, dhe dëshirën për të punuar në dobi të bashkëqytetarëve të mi, kandidimi im, apo i ndonjë tjetri, nuk mund të diskutohet po nuk u zgjidhën problemet për të cilat kemi ngritur zërin vitet e fundit. Nëse nuk përfundojmë Reformën elektorale dhe nuk gjejmë mekanizmat për të larguar kriminelët nga politika, kandidimi do të ishte një ëndërr në diell, pasi në kushtet aktuale. Durrësi, nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për të mos fol më pastaj për një situatë ideale në të cilën unë kandidoj dhe dal fitues; do të duhej një mandat për t’u marrë vetëm me kanalizimet, të cilat janë ku thërret qameti.

Për këtë arsye Durrësi përmbytet sa herë ka 20 minuta reshje. Njerëzit ndoshta do të kërkojnë fishekzjarre, por ajo për të cilën ka realisht nevojë Durrësi është një administrim normal, ku Bashkia merret me punët bazike që janë lënë pas dore prej vitesh. Kjo gjë sigurisht krijon kosto politike, sepse këto punë janë të domosdoshme, madje jetike për vitet e ardhshme, por jo të dukshme për një elektorat që është edukuar tashmë me propagandën e fasadës, të bukur në dukje por bosh në brendësi.

5.Çfarë mendimi keni për afrimin e PDIU-s me opozitën?

Zgjerimi i frontit opozitar është një lajm shumë i mirë, pasi de facto jemi përballë një izolimi të mazhorancës nga të gjitha partitë me të cilat bashkëpunonte dikur, duke e lënë të me një ortak të vetëm: kirmin. Bashkimi i partive kryesore në një front të, tregon një pozicionim të qartë kundër një të keqe të madhe. Për këtë arsye dera e opozitës duhet të jetë e hapur ndaj çdo force politike, apo grupimi social, që nuk pajtohet me mënyrën sesi mazhoranca po drejton vendin. Edhe pse politika nuk është vetëm një çështje numrash, opozita ka sot një masë kritike që ndryshon raportin e forcave, sidomos kur jemi në një vit elektoral.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇANTAT TRASTA/ Risia më e veçantë e këtij viti (FOTO)
Previous article Të dy i quajnë KASAPË/ Ish-lojtari i INTERIT gjen “idhullin”: Dua të kopjoj RAMOSIN

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PËRPLASJET PARA PARLAMENTIT/ PD merr vendim: Nuk shkojmë në seancë, Kuvendi i rrethuar nga policia... Politikë

PËRPLASJET PARA PARLAMENTIT/ PD merr vendim: Nuk shkojmë në seancë, Kuvendi i rrethuar nga policia...

TENSIONET/ Spiropali: Duhet të merremi me veten, jo me protestuesit. Diskutimet në Kuvend duhet të sjellin zgjidhje konkrete Politikë

TENSIONET/ Spiropali: Duhet të merremi me veten, jo me protestuesit. Diskutimet në Kuvend duhet të sjellin zgjidhje konkrete

SULMET FIZIKE NDAJ DEPUTETËVE/ Rama: Sorrat dhe korbat po hyjnë në një territor tjetër. Do shpërndahen, siç u mblodhën Breaking News

SULMET FIZIKE NDAJ DEPUTETËVE/ Rama: Sorrat dhe korbat po hyjnë në një territor tjetër. Do shpërndahen, siç u mblodhën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT