Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun aktual të qeverisë Edi Rama se ka katërfishuar çmimin e rrugës Kardhiq-Delvinë.
Në një status në Facebook, deputeti i PD thotë se Rama i gënjeu që në vitin 2015 kur tha se rruga do të fillonte të ndërtohej brenda vitit.
Duke e quajtur “Kallam Dështaku”, Berisha shkruan se për të kjo është vetëm vjedhja e radhës.
Statusi i plotë
Kallam Deshtaku katerfishon çmimin e ndertimit te rruges Kardhiq – Delvine!
Te dashur miq, dje Kallam Deshtaku ishte per te dyten here ne tre vjet ne rrugen Kardhiq – Delvine. Heren e pare ne maj te vitit 2015 shkoi dhe u betua se brenda vitit do te fillonin punimet per ndertimin e lotit te dyte te rruges, por si zakonisht mashtroi sepse gjer sot punimet nuk filluan.
Dje Kallam Deshtaku inauguroi fillimin e punimeve te lotit te dyte prej 7 km ne kete rruge. Por ai po dje njoftoi vjedhen e madhe te rradhes.
Loti i pare prej 7 km ne kete rruge u ndertua brenda 7 muajve me nje shume prej 5,1 milion euro. Kurse dje,
Kallam Deshtaku njoftoi se 7 km e lotit te dyte (qe jane nje teren identik me lotin e pare) do ndertohen per 24 muaj dhe me nje çmim prej 22 milion Euro, pra kater here me te larte. Kjo eshte vetem mashtrimi dhe vjedhja e radhes! Sb


