Ka reaguar deputeti i PS, Rrahman Rraja, në lidhje me çështjen e përdhunimit të vajzës nga djali i tij. Ai shprehet se nk ka marrë pjesë në asnjë presion, si dhe dy familjet kanë marrëdhënie të vjetra miqësore. Po ashtu kërkon hetimin e çështjes deri në fund.
Postimi i plotë:
Une Rrahman Rraja, per shume vite kryetar i komunes Nikel dhe sot deputet i PS, deklaroj:
1. S’kam marre pjese ne asnje lloj presioni mbi policine dhe kam kerkuar dhe kerkoj te hetohet vendndodhja ime ate dite.
2. Mos prisni nga une qe te behem prokurori i tim biri dhe mos keqperdorni fjalet e mia si baba! Po e them shume qarte qe prokuroria duhet ta hetoje ceshtjen deri ne fund.
3. Familja jone dhe familja e vajzes kane marredhenie te vjetra miqesore qe jane te pandryshuara sot dhe gjithe jeten.
4. Djali dhe vajza kane pasur nje marredhenie disa vjecare dhe pavaresisht asaj qe mendoj une, e perseris, kjo ceshtje i takon drejtesise, jo politikes.


