• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ME KAFKË TË THYER DHE TË DJEGURA CIGARESH/ Gjykata greke mbyll dosjen e vdekjes së shqiptarit
Home
Breaking News

ME KAFKË TË THYER DHE TË DJEGURA CIGARESH/ Gjykata greke mbyll dosjen e vdekjes së shqiptarit

30 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Drejtësia greke duket se ka “funksionuar” si ajo në Shqipëri kësaj here, pasi dosja për vdekjen e mistershme të Pëllumb Marknikollajt, i cdekur në qelitë e paraburgimit në Athinë, është mbyllur.
Gjyqtari i çështjes nuk ka ndërmarrë asnjë lloj veprimi hetimor por përkundrazi ka vendosur që ta mbyllë dosjen e lënë hapur prej dy vitesh, duke dhënë rekomandimin që çështja të arshivohet.

29 vjeçari ishte një emigrant nga Lezha. Marknikollaj u gjet i vdekur në brendësi të rajonit të policisë në lagjen Anopatisia në Athinë më datën 3 gusht të vitit 2016. 9 ditë më pas, policia ka lajmëruar familjarët për vdekjen e të riut në komisariat. Familjarët pretenduan se i riu ishte dhunuar barbarisht nga policia greke e për pasojë ka humbur jetën. Pretendimi i tyre u hodh poshtë nga autoritetet atje, të cilat deklaruan se i riu kishte gjetur vdekjen për shkak se ishte hedhur nga kati i katërt i rajonit.

Me autopsinë e kryer në Athinë, ekspertët nuk dhanë një shkak kryesor të vdekjes, por saktësuan se në trup janë gjetur shenja të rënda goditjeje. Kafka e të riut ishte e thyer, truri ishte dëmtuar rëndë ndërsa një sërë gjymtyrësh të trupit kishin pësuar shembje të mëdha. Në konkluzion, ekspertiza e kryer doli në përfundimin se shkak i vdekjes ishin traumat e rënda, por nuk dha detaje nëse këto dëme të mëdha kishin ardhur nga dhuna apo rënia nga lartësia, ashtu siç pretendoi policia.

Autopsia e trupit të Marknikollajt në Shqipëri nxorri në pah detaje mjaft shqetësuese. Në trupin e të riut u gjetën të djegura që ishin kryer nga cigaret. Të djegurat gjendeshin në gjokshin dhe shpatullat e Pëllumb Marknikollajt.

I riu kishte shkuar në komisariat për të firmosur dokumentin pasi ishte lënë nga gjykata në masën ‘detyrim paraqitje’ në lidhje me një çështje e cila ishte në hetim.

Me ngjarjet e fundit të ndodhura dhe pushimin e hetimit të kësaj dosje, familjarët e 29 vjeçarit kanë bërë një ankesë pranë organizatave të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Komitetit Shqiptar i Helsinkit është vënë në dijeni rastit dhe përmes një deklarate njofton se do të kërkojë ndjekjen e mëtejshme të çështjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS TEK JUVENTUSI/ Lamtumira e hidhur, Marotta akuzon : “Ishte vendimi i klubit"!
Previous article Raporti përgënjeshtron Perez/ Ky klub ka ofruar për CR7 më shumë se Juventus

F.autor

Postime të ngjashme

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet Aktualitet

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT