• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Theresa May hedh poshtë kritikët: Unë besoj ende tek Brexit, ja formula që po ndjekim
Home
Nderkombetare

Theresa May hedh poshtë kritikët: Unë besoj ende tek Brexit, ja formula që po ndjekim

30 September, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Theresa May ka hedhur poshtë pretendimet se ajo nuk beson te Brexit-i dhe këmbënguli se ajo do ta bënte një sukses të saj Brexit-in, pavarësisht rezultatit të bisedimeve.

Ajo u shpreh për BBC se plani i saj për tregtinë me Bashkimin Europian pas Brexit nuk kishte vdekur, edhe pse është refuzuar nga krerët e BE-së.

“Unë besoj te Brexit. Ç’është më e rëndësishmja, besoj te Brexit që të respektojë votën duke mbrojtur gjithashtu bashkimin tonë, duke mbrojtur vendet e punës dhe duke siguruar sukses të Brexit për të ardhmen.

Kjo është arsyeja pse unë jam ambicioze për këtë vend. Kjo është arsyeja pse unë dua që ne të marrim një marrëveshje me të vërtetë të mirë të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian, gjë që është në qendër të planit”, deklaroi May.

Por ajo gjithashtu tha se ishte e përgatitur për një skenar ku nuk ka marrëveshje me BE-në, duke thënë: “Ne do ta bëjmë një sukses Brexit-in, pavarësisht nga rezultati i negociatave”.

Partia Laburiste ka thënë se do ta mbështesë znj. May në Parlament nëse ajo pajtohet me planin e tyre për një bashkim doganor me BE dhe një marrëveshje Brexit që garanton të drejtat e punëtorëve dhe mbron vendet e punës.

Zonja May tha: “Mesazhi im ndaj Partisë Laburiste është se ata duhet të ndalojnë të luajnë politikën me Brexit dhe të fillojnë të veprojnë në interes kombëtar. Mesazhi im për partinë time është që të bashkohemi dhe të marrim marrëveshjen më të mirë për Britaninë”.

Udhëheqësit e BE kanë hedhur poshtë planin e Theresa May sepse ata besojnë se kjo do të dëmtonte tregun e vetëm, duke lejuar Mbretërinë e Bashkuar të merrte “copat” e ligjit të BE-së që i pëlqen dhe të hedhë pjesën tjetër.

Zonja May tha: “Ne mendojmë se po bëjmë një propozim që do të ruajë integritetin e tregut të vetëm”.

Ajo shtoi se donte një përgjigje më të detajuar nga BE për kundërshtimet e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Piatek si Batistuta/ 8 GOLA në 6 takime: Ja rekordi që mund të arrijë Polaku…
Previous article ENVER ROBELLI/ Maqedonia dështoi vetë

F.autor

Postime të ngjashme

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn Botë

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT