Një vatër tjetër zjarri është shënuar ditën e sotme në Gjirokastër.
Zjarri ka rënë në në kullotat e Dervenit, të njësisë administrative Picar.
Mësohet se si pasojë e këtij zjarri janë djegur 2 hektarë kullotë, ndërsa rrezikohet që zjarri të përfshijë edhe zonën pyjore, pasi për shkak të erërave të forta flakët po përhapen me shpejtësi.
Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme për të djegur kullotat.
Sakaq, forcat zjarrëfikëse të cilat kanë mbërritur në vendngjarje, po mundohen të vënë nën kontroll flakët me mjete rrethanore pasi automjetet nuk mund të ngjiten për shkak të terrenit malor e të thyer.


