Elisa Spiropali ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook” për arrestimin e Rexhep Rraja-s, i cili akuzohet për dhunimin e shtetases Xhisiela Maloku.
Veç akuzave ndaj Partisë Demokratike, Spiropali i bën thirrje Prokurorisë që ti shkojë deri në fund historisë.
Postimi:
“Cilido që e ka ndjekur debatin për rastin e vajzës së dhunuar, duhet të lexojë deklaratën e Partisë Demokratike për ndalimin e djalit të deputetit nga policia. Si mund ta thoshin më mirë, me gojën e tyre, që atyre s’u intereson drejtësia po politika?! S’u intereson fati i drejtësisë për vajzën, po fati i fabrikimit për Taulant Ballën. S’u intereson që të ndalohet djali i deputetit, po që të vazhdojë të hidhet balta! Uroj që prokuroria t’i shkojë deri në fund kësaj historie dhe drejtësia t’i japë fund edhe kësaj histerie!”


