Edhe nese sot Keshilli i Mandateve dhe Imunitetit del me raportin ne pergjigje te kerkeses se prokurorise per arrestimin e deputtetit Saimir Tahiri, nuk do te kete nje seance te shpejte plenare per kalimin ne votim.
Kete e ka deklaruar sot ne nje konference per mediat, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili nga Kryesia e Kuvendit iu është përgjigjur akuzave të deputetëve të opozitës, të cilët u shprehën se faza përfundimtare e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve u vendos nga Ruçi që të mbahej me dyer të mbyllura.
Deputetë të opozitës dhe e ndjeva si detyrim ndaj publikut që të shpjegoj arsyen se pse përfundimtare e Këshillit të Mandateve është e mbyllur. Në të gjitha raste e këtij këshilli ka qenë gjithmonë e mbyllur. Dhe raste më tipike të mbledhjes së këtij Këshilli kanë qenë të mbyllua. Për deputetin Basha, Mediu kanë qenë të mbyllura. Tani mua më vjen shumë keq se sa keq po dalin deputetët e PD-së në këtë fazë. Dëshira jonë është që ne të kimi një përfundim me një qëndrim. Këshilli do të paraqesë raportin me të saktë. Të mërkurën do të mblidhte seancatha Balla.
Ai ka shigjetuar edhe deputetin e LSI-së, Nasip Naco që deklaroi votën për arrestimin e Tahirit, duke i kujtuar se vota është në Kuvend.
“Duhet ta dini që Këshilli i paraqet raportet në seancë, seanca e parë që pason miratimin e raportit, të mërkurën, nëse raporti do jetë gati, do paraqitet te mërkurën. Nderkohe i kërkoj Bashës dhe Kryemadhit të lënë anëtarët e Keshillit të bëjnë punën e tyre te qete. Del nje dhe deklaron votën, për ca vote deklaron, nuk e kuptoj, votën e ke në seance. Duhet të jetë e qartë që këtu po zhvillohet një proces normal”- tha Balla.