• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“U GJEND I VARUR NË PEMË”/ Flasin familjarët e 21 vjeçarit: Ishte tip i mbyllur, nuk kishte…
Home
Breaking News

“U GJEND I VARUR NË PEMË”/ Flasin familjarët e 21 vjeçarit: Ishte tip i mbyllur, nuk kishte…

30 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 21-vjeçar nga Berati i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 14:00, në fshatin Gajdë, kur i riu është gjetur i vetëvarur në një pemë nga familjarët e tij.

Në vendin e ngjarjes mbërriti Policia e Beratit, e cila u sinjalizua për rastin dhe po heton për motivin që e shtyu të riun t’i jepte fund jetës. Paraprakisht dyshohet se shkak i vetëflijimit të ketë qenë depresioni. “Në datë 29.09.2018, rreth orës 14:00, në fshatin Gajdë, Berat, dyshohet se është vetëvarur shtetasi R.D., 21 vjeç.

Shtetasi i lartpërmendur është konstatuar nga familjarët dhe është transportuar në Spitalin e Lushnjës pa shenja jete. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhej në njoftimin e Policisë së Beratit. Grupi hetimor ka marrë në pyetje familjarë të viktimës për të mësuar detaje në lidhje me shkakun që e kanë shtyrë 21- vjeçarin drejt këtij akti fatal. Sipas të dhënave të Policisë, ata kane deklaruar se nuk kishin dijeni për ndonjë shkak konkret që të ketë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes psikologjike të tij.

Sipas deklaratës së të afërmve, i riu nuk ka pasur konflikte me askënd. Ata, kanë pohuar se ai merrej kryesisht me punë fshati, por ishte pak tip i mbyllur. Pikërisht kjo dyshohet të ketë ndikuar te viktima. Ai e ka kryer aktin në kushtet e një tronditje psikologjike, gjendje e cila mesa duket nuk është vlerësuar nga të afërmit e tij, të cilët e përkufizuan para grupit të hetimit vetëm si “tip i mbyllur”. Dyshohet se në orët pas drekës, ai është larguar nga banesa dhe larg syrit të familjarëve ka kryer vetëvarjen. Ai është gjetur disa momente më vonë nga të afërmit e tij, por tentativa e tyre për ta transportuar në spitalin më të afërt, atë të Lushnjës, ka qenë e kotë, pasi kishte ndërruar jetë. Mjekët vetëm sa u kanë konfirmuar familjarëve vdekjen e tij.

“Nuk dimë se pse e kreu këtë veprim. Ai ishte djalë punëtor, nuk kishte konflikte me askënd. Ishte pak tip i mbyllur, por nuk e mendonim kurrë se mund të shkonte deri këtu”, kanë deklaruar të afërm të të riut për grupin e hetimit. Blutë mbërritën në vend dhe konstatuan se i riu ishte vetëvarur me litar në një zonë larg syrit të familjes.

Në pyetje janë marrë edhe djem të tjerë të fshatit, me të cilët shoqërohej i ndjeri, por asnjëri nuk ka qenë në gjendje të konstatojë ndonjë motiv të mundshëm që shtyu të riun drejt vetëvarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AUTOBIOGRAFIA E BLEONËS/ Zbulohen pjesë tronditëse nga libri i saj
Previous article SPALETI "PËRKËDHEL" BRAZILIANIN/ Ka një të majtë si ajo e Roberto Carlos

k.autor

Postime të ngjashme

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET) Aktualitet

TRE TË ARRESTUAR NË LEZHË/ Dyshohet se po përgatisnin atentat! Njëri lidhet me vrasjen e ndodhur në Sarandë! Gjenden pistoleta, skafandra… (PAMJET)

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares Aktualitet

E PËSON KEQ/ Hiqej si karabinier për të mashtruar të moshuarit, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali! Ja si ra në kurthin e gazetares

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT