Viti i ri shkollor filloi me shumë zhurmë, debate e përplasje në distancë mes dy krahëve politik, por jo vetëm. Pas mbylljes së disa shkollave nga ana e Ministrisë së Arsimit për shkak të numrit të vogël të nxënësve, edhe prindërit me nxënësit dolën në protestë. Kjo pasi nxënësit u transferuan në një shkollë tjetër për të zhvilluar mësimin.
Kanë kaluar plot 12 ditë nga dita e parë e fillimit të këtij viti shkollor. Në lidhje me arsimin, diçka e çuditshme ndodh në Bashkinë e Klosit. Pikërisht kjo Bashki ka vendosur të zhvillojë një tender në lidhje me blerjen e disa materialeve për mirëmbajtjen e ambjenteve mësimore. Kjo është diçka e nevojshme, sigurisht, pasi ambientet mësimore duhet të mirëmbahen, në mënyrë që mësimi të zhvillohet normalisht.
Por ajo çka është për t’u habitur, është fakti se përse kjo Bashki nuk ka vendosur që këtë tender, dhe rikonstruktim të ambienteve ta bënte gjatë sezonit veror, kur shkolla është e mbyllur. Tani që ka vazhduar sezoni shkollor dhe me fillimin e punimeve, pas përfundimit të tenderit (datë 02-10-2018 Ora/ 11:00) , do të shkaktohet një “rrëmujë” e madhe në këto ambjente shkollore të kësaj Bashkie.
E njëjta gjë vlen edhe për pjesën e zyrave arsimore. Bashkia e Klosit mesa duket “nuk ka gjetur” kohë në verë, ku fluksi është me i ulët në zyra, por ka menduar se është me përshtatshme që të bëhet tani.
Pra për disa ditë me rradhë, nxënësit do të duhet që të zhvillojnë mësimin në mënyrë jo të rregullt.
Dokumeti i plotë:




