Nënkomisari Emiljano Nuhu, ka folur sot për Neës24 pas deklaratave dhe akuzave të policisë lidhur me rolin e tij në këtë çështje.
Emiljano Nuhu shpjegoi në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa edhe njëherë ku ishte në datat 21 dhe 27 korrik, përse u detyrua të largohet dhe çfarë hapash ndërmori kur u ndje i kërcënuar me jetën.
Pjesë nga intervista
Si i keni ndjekur zhvillimet?
I kam ndjekur të gjitha zhvillimet, po tentohet të manipulohen të gjitha ato që kam thënë unë.
Ju nuk rezultoni në detyrë në 21 korrik?
Në këtë datë i qëndroj atyre që kam thënë, por drejtoresha e SHÇBA nuk ka gjetur laborator për të modifikuar videot prandaj nuk i publikon.
Keni prova?
Kam prova por vetëm në gjykatë do ti publikoj dhe do të vërtetohen që njerëzit që kam thënë kanë qenë aty.


