• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DITË E NXEHTË SOT PË PËR KOSOVËN/ Thaçi, “vizitë rutinore” Ujmanit
Home
Rajon

DITË E NXEHTË SOT PË PËR KOSOVËN/ Thaçi, “vizitë rutinore” Ujmanit

29 September, 2018 F.autor Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vizitoi të shtunën vendkalimin kufitar Bërnjak, në veri të Kosovës, doganën dhe policinë atje, ndërsa gjatë kthimit vizitoi Liqenin e Ujmanit.

Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë Presidenca e Kosovës, ndërsa duke iu drejtuar gazetarëve, vetë Thaçi tha se vizita është “rutinore”.

“Është një vizitë krejt normale, një vizitë mrekullive të vendit tim”, tha Thaçi.

I pyetur nga gazetarët nëse planet për ndryshim të kufijve parashohin që Liqeni i Ujmanit t’i kalojë Serbisë, Thaçi tha:

“Edhe sot, nga ky vend i mrekullueshëm i Republikës së Kosovës, dërgoj mesazhin më të mirë: të punojmë së bashku për Kosovën e re, për Kosovën në NATO dhe në BE. Kosova është një, unike, e pavarur dhe sovrane”.

Thaçi tha se bisedimet me Serbinë, që po zhvillohen në Bruksel, do të jenë për paqe dhe stabilitet, për njohjen reciproke Kosovë-Serbi dhe për perspektivën euro-atlantike.

Më herët, media serbe raportoi se anëtarët e njësisë speciale të Kosovës ROSU kanë marrë nën kontroll Liqenin dhe hidrocentralin e Ujmanit dhe se kanë arrestuar disa serbë.

Këto pretendime u hodhën poshtë nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Mitrovicën Veriore, Besim Hoti, i cili tha për Radion Evropa e Lirë se në Ujman vetëm se është zhvilluar një vizitë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FORMACIONET/ Luhet derbi historik i Romës, Inzagi ia beson portën Strakoshës
Previous article "SKIFTERAT" SHQIPTARË/ Kapen duke vjedhur në Itali, 2 në pranga, 2 arratisen

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Nderohet Ratko Mladic para Partizani Beogradit-Crvena Zvezda, mbahet një minutë heshtje

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë Rajon

REL: Informacion, burime, ndikim! Gjurmët e BIA-s në Kosovë

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish Rajon

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT