• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇËSHTJA E XHISIELA MALOKUT/ Reagon Balla: Zbardhja e “Babale 2” kërkon  dënim penal ndaj tre inskenuesve
Home
Politikë

ÇËSHTJA E XHISIELA MALOKUT/ Reagon Balla: Zbardhja e “Babale 2” kërkon dënim penal ndaj tre inskenuesve

29 September, 2018 Isa.Autor Politikë

Taulan Bala ka reaguar në një postim në rrjetin social FACEBOOK per rastin e përdhunimin të Xhisiela Malokut.

Postimi i plotë

Prokuroria e Krujës vijon hetimet lidhur me kallzimin e shtetases XH.M., hetime të cilat duhen kryer me imtësi, intensitet dhe forcën e ligjit kundër kujtdo.

Policia njoftoi gjithashtu se pavarësisht nga fakti që shtetasja e dhunur ka terhequr denoncimin, hetimi ka vazhduar në ngarkim të personit të kallzuar. Madje Policia dhe Prokuroria kanë përcaktuar 11 veprime hetimore, të cilat vijojnë.

Opinioni publik është me të drejtë i tronditur sa herë që raste të tilla dhune ndodhin dhe pret që dhunuesi të ndërshkohet. Por jam i sigurtë që opinioni publik e pret ndërshkimin nga drejtësia, aspak nga politika.

Ka edhe një dhunues tjetër në këtë ngjarje. Është inskenuesi Lulzim. Keqpërdorimi politik nga Lulzim Basha i kesaj ngjarje është i turpshëm, por edhe kriminal në përpjekjen për të ndryshuar rrethanat dhe për të marrë në mbrojtje mikun e tij Emiljano Nuhu.

Policia ndërkohë zbardhi plotësisht “Babale 2”, në përfundim të së cilës kemi këto konkluzione:

1. Miku i Lulzim Bashës Emiljano Nuhu më datë 21/07/2018, pra data e pretenduar, nuk ka qenë fare prezent në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë Krujë.

2. Miku i Lulzim Bashës Emiljano Nuhu nuk ka qenë OPGJ i gatshëm në këtë datë, por një tjetër punonjës i Policisë së Shtetit.

3. Miku i Lulzim Bashës Emiljano Nuhu gënjen plotësisht sepse nga intervistat dhe dokumentet si dhe shqyrtimi i pamjeve filmike në dispozicion, nuk rezulton, që personat e përmendur në intervistë, si kërcënues të tij, të kenë qenë prezent në ambientet e Stacionit të Policisë së Shtetit në fushe Krujë, as në këtë datë dhe as në ndonjë datë tjetër të mëvonshme.

4. Miku i Lulzim Bashës Emiljano Nuhu qenka ngarkuar me këtë çështje 6 ditë më pas, më 27 Korrik dhe paska sabotuar me dashje hetimin, duke kryer vetëm 4 nga 11 veprime hetimore të deleguara nga Prokurori i çështjes.

5. Miku i Lulzim Bashës Emiljano Nuhu ka tradhëtuar betimin dhe uniformën, duke dekonspiruar hetimin dhe për pasojë ndërshkimin e personit në hetim. Sepse nga ekzaminimi i pamjeve filmike dhe komunikimeve elektronike, rezulton se ka takuar personin nën hetim në rrethana kompromentuese.

Policia e Shtetit e akuzon mikun e Lulzim Bashës Emiljano Nuhu, se me veprime dhe mosveprime, ka kryer këto vepra penale

1. Shpërdorim detyre.
2. Kalim i paligjshëm i kufirit.
3. Nxjerrje e sekretit hetimor.
4. Shkelja e procedurave të punës në hetimin e çështjeve.
5. Shkelja e rregullave mbi armatimin personal të punonjësit të Policisë së Shtetit.

Zbardhja e “Babale 2” është konfirmim i faktit se vetting-u në Polici është domosdoshëm dhe nuk duhet humbur asnjë sekondë.

Zbardhja e “Babale 2” kërkon që minimalisht Lulzim Basha të distancohet nga miku i tij Emiljano Nuhu dhe PD të heqë dorë nga kjo lloj politike e ulët.

Zbardhja e “Babale 2” kërkon që dënimi penal ndaj tre inskenuesve të këtij episodi të turpshëm Lulzim Basha, Basir Çollaku dhe Emiljano Nuhu duhet të shënojë një pikë kthese historike për mënyrën si politika merr përsipër të ngrejë akuza në të ardhmen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUAN TITULLIN/ INTERI përmirëson bilancin, rriten fitimet neto. Ja shifrat
Previous article TRASHËGIMIA KULTURORE/ Atraksioni më i çmuar që Shqipëria ofron për turistët

Isa.Autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT