• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RRITJA EKONOMIKE/ Buxheti del me sufiçit, sa u rritën të ardhurat
Home
Ekonomi

RRITJA EKONOMIKE/ Buxheti del me sufiçit, sa u rritën të ardhurat

29 September, 2018 Isa.Autor Ekonomi

Në total, në buxhet, për periudhën janargusht, u arkëtuan 294 miliardë lekë, apo 9 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Ndërsa shpenzimet e përgjithshme arritën në rreth 289.7 miliardë lekë, me një rritje prej 1.9 për qind ose rreth 5.54 miliardë lekë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Për këtë periudhë, buxheti rezulton me suficit prej 4 miliardë lekësh. Ministria e Financave publikoi dje treguesit fiskalë të 8-mujorit të këtij viti.

Referuar të dhënave të tabelës fiskale, të ardhurat më të larta u arkëtuan nga tatimet dhe doganat. Si 8-mujor u arkëtuan 259 miliardë lekë, 4.3 për qind ose 10.7 miliardë lekë më shumë se 8-mujori i vitit 2017 dhe me realizim kundrejt planit të periudhës në masën 99.6 për qind. Të ardhurat nga TVSH-ja, në total, janë realizuar në vlerën 93.3 miliardë lekë, me rritje 4 për qind ose 3.5 miliardë lekë më shumë se 8-mujori i vitit 2017 dhe me realizim në masën 98.8 për qind të planit.

Ministria e Financave shpjegon se rënia e kursit të këmbimit të monedhave të huaja kundrejt monedhës vendëse ka dhënë gjithashtu efekte të ndjeshme negative në uljen e të ardhurave nga TVSH-ja në import për të gjitha kategoritë e mallrave. Edhe të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale janë realizuar në vlerën 25.1 miliardë lekë, me rritje 14.2 për qind ose 3.1 miliardë lekë më shumë se 8-mujori i vitit 2017.

Për sa u përket shpenzimeve të përgjithshme publike, për muajin e tetë të vitit 2018, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj arritën në rreth 289.7 miliardë lekë, me një rritje rreth 5.54 miliardë lekë më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Shpenzimet kapitale u realizuan në masën rreth 39.6 miliardë lekë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, ky zë është 13.5 për qind më i lartë ose rreth 4.7 miliardë lekë më shumë. Niveli i suficitit në muajin e tetë të vitit 2018 rezultoi në rreth 4.08 miliardë lekë ose rreth 3.98 miliardë lekë më i lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë, ku niveli i suficitit rezultonte në 101 milionë lekë.

1

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TSUNAMI NË INDONEZI / Dallga 2 metra e lartë lë QINDRA të vdekur (VIDEO)
Previous article Njihuni me burrin që ka rritur mjekrën që në vitin 1985 (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit Ekonomi

RIVLERËSIMI I PRONAVE ME 5%/ Tatimet: Në 7 muaj u kursyen 120,5 mln euro nga tatimpaguesit

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi Ekonomi

ULET ÇMIMI I KARBURANTEVE/ Ja sa lekë zbret nafta, benzina dhe gazi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike Ekonomi

BANKAT DREJT DIGJITALIZIMIT TË PLOTË/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT