• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DENONCIMI I OFICERIT/ Avokati i Popullit nis hetimet ndaj pretendimeve të…
Home
Politikë

DENONCIMI I OFICERIT/ Avokati i Popullit nis hetimet ndaj pretendimeve të…

28 September, 2018 Isa.Autor Politikë

AVOKATI I POPULLIT NIS HETIMIN ME INICIATIVË NË LIDHJE ME PRETENDIMET PËR USHTRIM DHUNE NDAJ SHTETASES XH.M, SI DHE VEPRIMET E INSTITUCIONEVE SHTETERORE

Institucioni i Avokatit të Popullit në zbatim të detyrimit të tij kushtetues dhe ligjor, ka nisur hetimin administrativ në lidhje me pretendimet e publikuara në media për ushtrim dhune ndaj shtetases XH.M.Pasi u njoh me informacionet e bëra publike dje dhe sot në media, nga Policia e Shtetit, si dhe protagonistë të tjerë të kësaj ngjarjeje, Avokati i Popullit urdhëroi ditën e sotme nisjen e një hetimi, i cili do të ketë si objekt verifikimin e veprimeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, pas denoncimeve të kryera nga shtetasja e dëmtuar dhe nga një punonjës i Policisë së Shtetit.

Hetimi do të synojë të marrë përgjigje për shumë pikëpyetje duke iu drejtuar organeve përgjegjëse, konkretisht: Komisariateve të Policisë në Tiranë e Fushë-Krujë, organit të Prokurorisë si dhe subjekteve që kanë dijeni për rastin.Në objekt të hetimit do të jenë veprimet e kryera nga punonjësit e Policisë lidhur me denoncimin e së dëmtuarës, zbatimi i detyrimeve ligjore si nga punonjësit e Policisë dhe nga subjektet e tjerë si dhe veprimet e organit të Prokurorisë për ndjekjen e rastit.

Avokati i Popullit dënon me vendosmëri çdo shfaqe dhune ndaj vajzave dhe grave dhe i inkurajon ato të ndjekin në çdo rast procedurat ligjore për mbrojtjen e të drejtave të tyre, duke i garantuar se do të jetë me të gjitha format dhe mjetet që disponon, në mbështetje të tyre.

Gjithashtu Avokati i Popullit inkurajon institucionet shteterore për zbatimin me korrektesë maksimale të ligjit, me qëllim për të garantuar gëzimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I JASHTËZAKONSHËM/ Manaj shënon sërish dhe i "dërgon" një mesazh Panuccit
Previous article NDODH NË TIRANË/ Zhduket fëmija 13-vjeçar, nëna jep alarmin në Polici

Isa.Autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT