• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPËRBLIME PËR LINDJET/ Rama iu përgjigjet kritikëve: Pse nuk zgjasin në kohë….
Home
Politikë

SHPËRBLIME PËR LINDJET/ Rama iu përgjigjet kritikëve: Pse nuk zgjasin në kohë….

28 September, 2018 Isa.Autor Politikë

Zërave kritikë se pse shpërblimet që do jepen për të porsalindurit nga Janari nuk do zgjasin në kohë, Rama u është përgjigjur se “kaq është mundësia”. Kreu i qeverisë shprehu bindjes se pas disa vitesh, do hapet debati që shpërblimet të shtrihen në më shumë vite.

 

Gjatë një takimi në Korçë mbrëmjen e sotme për anëtarësimet e reja në PS, Rama u shpreh: “Thoshte dikush: po pse se bën 18 vjet si në Gjermani? Se Gjermania, për çdo fëmijë të porsalindur nuk paguan vetëm vitin e parë. Ne do paguajmë vetëm vitin e parë. Paguan shumë më tepër. Po, sepse nuk jemi Gjermania, është shumë e thjeshtë. Prandaj nuk e bëjmë si Gjermania, sepse nuk jemi Gjermania, se më saktë nuk ë bëjmë sa Gjermania se s’jemi Gjermania, por bëjmë si Gjermani dhe si vendet e tjera që e japin këtë shpërblim. Dhe ka vende në BE që nuk e japin për të gjithë fëmijët, ne do ta japim për të gjithë fëmijët. E japin për fëmijët e shtresave në nevojë. Ne do ta japim për gjithë. Kaq është mundësia e re që është krijuar sot”.

“Unë jam i bindur që pas disa vitesh do hapet debati ta shtrimë në më shumë vite. Pra një fëmijë që lind sot, të marrë shpërblimin për këtë vit, edhe për vitin tjetër, edhe për tjetrin. Por, që të arrijmë aty duhet të krijomë mundësi të reja. Dhe si i krijojmë mundësitë e reja? Mundësitë e reja i krijomë duke bërë reformat, duke shkuar më tutje”, vijoi kreu i Qeverisë.

Shpërblimet

Rreth një javë më parë, Kryeministri Rama prezantoi shërblimet që do të jepen për prindërit e të paralindurve duke nisur nga Janari:

Fëmija i parë i një çifti do të marrë 400 mije lekë;

Fëmija i dytë, 800 mije lekë;

Fëmija i tretë 1 milionë e 200 mijë lekë.

“Çdo bebe që lind në maternitetet e vendit do të regjistrohet aty, nuk do të jetë për të bërë gjithë procedurën e komplikuar në gjendjen civile aty dhe do të marrë menjëherë çekun për mirëseardhjen në jetë si ndihmë direket për familjet. Masë për të gjithë familjet që lindin në vend, nuk do të ketë asnjë dallim”, tha Rama të martën e shkuar.

Nisma e qeverisë vjen në një moment kur shkalla e lindjeve është ulur ndjeshëm. Rënia e lindjeve në vend është konstatuar edhe në raportet e herëpashershme të publikuara nga Institutit i Statistikave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DENONCIMI I OFICERIT/ Në fshatin e Xhiselës dhe Rexhepit, flasin banorët: Pjesë faji mund të kenë…
Previous article SOT DËSHIRON TA MPOSHTË/ Ja kur Courtois derdhi LOT për fitoren ndaj Realit (VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT