Anila Trimi, Drejtoreshë e SHÇKBA, deklaroi këtë pasdite se më 21 korrik, Emiljano Nuhu nuk është kërcënuar me armë zjarri në stacionin policor të Fushë-Krujës, ashti siç ai pretendoi.
“Më datë 21 korrik 2018 s’ka qenë i gatshëm Nuhu, por një punonjës tjetër i këtij stacioni. Nga intervistat e dokumentet, nuk rezulton që personat e përmendur si kërcënues të kenë qenë prezent në stacion as në këtë datë e as në ndonjë datë tjetër”, prezantoi Trimi mes të tjerash, rezultatet e hetimeve të deritanishme.


