• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT ME BASHKIMIN EUROPIAN/ Hahn: Jeni në rrugën e duhur, Vettingu është detyrë
Home
Shqipëri

NEGOCIATAT ME BASHKIMIN EUROPIAN/ Hahn: Jeni në rrugën e duhur, Vettingu është detyrë

28 September, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Shqipëria dhe Maqedonia zhvilluan sot takimin e parë shpjegues të legjislacionit të BE-së për kapitullin e 23-të të negociatave të anëtarësimit, që ka në themel gjyqësorin. Takimi i sotëm shënon fillimin e punës teknike të negociatave të anëtarësimit, që pritet të hapen në vitin e ardhshëm, ndërsa Shqipëria po fiton kohë në përgatitje të procesit. Komisioneri Johannes Hahn vlerësoi përpjekjet që kanë bërë Shqipëria dhe Maqedonia në kuadër të procesit të hapjes së negociatave. ‘Shqipëria ka bërë progres në reformën në drejtësi, është në rrugën e duhur drejt BE-së’ tha ai. Ministrja shqiptare e Drejtësisë, Etilda Gjonaj referuar kapitullit 23, tha se Shqipëria do ta mbyllë në një fazë të hershme, pasi vettingu po vijon pastrimin e gjyqësorit duke rikthyer besimin e qytetarëve të drejtësia.

Procesi screening është mjaft i rëndësishëm dhe shënon një faqe të re për mobilizimin e vendit për vijimin e reformave. Vendimi për të hapur negociatat në 2019 e vendos Shqipërinë në kushte duke i dhënë fuqi dhe në fillim të këtij procesi është një përballje për përgatitjen e negociatave. Nuk është vetëm takim teknik. Reforma e drejtësisë ka garantuar një transformim të plotë të sistemit të drejtësisë dhe me zbatimin e saj Shqipëria do të jetë në krah të vendeve evropiane duke rikthyer besimin e shqiptarëve. Kapitulli 23, më i vështiri dhe që duhet më shumë kohë, në rastin e Shqipërisë do të synohet që të mbyllet në një fazë të hershme. Vettingu ka kthyer besimin e munguar, por po transformohet duke larguar një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh. Procesi po vijon me vendosmëri. Rruga e shqiptarëve dhe rajonit është familja evropiane.

Etilda Gjonaj

Delegacioni shqiptar i kryesuar nga ministrja Gjonaj është njohur me aktet ligjore dhe trajtimin e luftës kundër korrupsionit dhe të drejtave themelore të njeriut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DERBI" I KRYEQYTETIT/ Policia njofton masat: Ku bllokohen rrugët, çdo tifozi te dera …
Previous article Fotot para dhe pas grimit të kësaj blogereje i kanë fiksuar të gjithë!

k.autor

Postime të ngjashme

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu Politikë

KRITIKAT e Spiropalit: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme Breaking News

"SHQIPËRIA I PËRKET BE"/ Komisioneri i BE takon Ramën: Keni histori të fortë progresi, jepni rezultate të pakthyeshme

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë Breaking News

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT