Një ditë më parë në qendër të qytetit të Beratit pranë pedonales ose siç quhet ndryshe Rruga e Lumit, një i moshuar i identifikuar si Hatem Gremshi 78 vjeç u përplas për vdekje në qendër të qytetit të Beratit.
Mëngjesin e sotëm Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan drejtuesin e ‘Benz’-it, Blenard Çapuni, 25 vjeç, banues në lagjen “Barikad”, Berat.
I riu u shoqërua një ditë më parë në ambientet e komisariatit të Beratit.
***
Një aksident me pasojë vdekjen e një burri rreth 78-vjeç të paindentifikuar ende nga policia ka ndodhur sot në Berat.
Aksidenti ka ndodhur në qendër të qytetit, pranë pedonales ose siç quhet ndryshe Rruga e Lumit.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po heton për shkaqet e aksidentit. Sakaq mësohet se drejtuesi mjetit tip ‘Benz’ Benard Capuni 25 vjeç është shoqëruar në policinë e Beratit.



