• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MONITORIMI NGA AJRI/ Xhafaj takon kreun e Guardia di Finanza: Këtë vit në Shqipëri më pak kanabis
Home
Shqipëri

MONITORIMI NGA AJRI/ Xhafaj takon kreun e Guardia di Finanza: Këtë vit në Shqipëri më pak kanabis

28 September, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti Komandantin e Përgjithshëm të Guardia di Finanza-s, Gjeneral Giorgio Toschi me të cilin bisedoi rreth bashkëpunimit në luftën kundër kultivimit të narkotikëve, trafikimit dhe rritjes së sigurisë në të dy anët e kufirit.

Ministri Xhafaj falënderoi për asistencën në monitorimin nga ajri të sipërfaqeve të mundshme të mbjella me kanabis. Ai nënvizoi se kjo ndihmë mishërohet në dy fusha, kontrollin e kufirit detar dhe monitorimin ajror në kuadër të programit të Ministrisë së Brendshme Italiane e asistuar edhe nga projekti i BE, SANCAS.

Z. Xhafaj theksoi më tej se për Qeverinë shqiptare lufta ndaj kultivimit mbetet një prioritet i qartë politik dhe kombëtar. Ai e ilustroi këtë me masat e marra për të çrrënjosur përfundimisht nga territori shqiptar fenomenin e mbjelljes së bimëve narkotike, i shoqëruar me rezultate solide për të dytin vit radhazi.

Kreu i GdF, Giorgio Toschi vlerësoi bashkëpunimin me strukturat e Policisë së Shtetit dhe nënvizoi angazhimin e Qeverisë italiane për të konsoliduar arritjet e derisotme.

Ai falënderoi partnerët shqiptarë, duke veçuar bashkëpunimin në luftën kundër krimit në përgjithësi dhe kultivimit të kanabisit në veçanti.

Toschi u shpreh më tej se ishte absolutisht i kënaqur për punën e përbashkët dhe për rezultatet e arritura.

Ai tha se rezultatet e vitit 2018 janë tejet entuziaste sidomos duke pasur parasysh se këtë vit është shtuar numri i orëve të fluturimit, mbulohet një pjesë më e madhe e territorit dhe është rritur gjithashtu hapësira kohore gjatë së cilës është kryer monitorimi ajror.

Komandanti i GdF nënvizoi se gjatë këtij viti, në territorin shqiptar janë mbjellë një numër edhe më i vogël bimësh kanabisi se në vitin 2017, që ishte viti më i suksesshëm në luftën kundër kanabisit.

Ai konfirmoi zhvendosjen e tentativave për trafikim, në shtetet fqinje të Shqipërisë dhe shprehu interesin e GdF që, në të ardhmen, të shtrijë monitorimin ajror edhe drejt këtyre vendeve.

Pas takimit në Ministrinë e Brendshme, delegacioni i lartë i GdF u prit në një takim nga Zv.drejtorja e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, në të cilin u diskutuan çështje konkrete të bashkëpunimit dypalësh.

Pas disa javësh do të raportohen të dhënat përfundimtare të misionit të GdF për monitorimin nga ajri të territorit shqiptar për luftën kundër kultivimit të kanabisit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "U GJEND E VDEKUR NË BANESË"/ 21 vjeçari PRANON autorinësinë: I kërkova lekë, por...(DETAJET)
Previous article "MBRETI" I INSTAGRAMIT/ Ja sa para fiton Cristiano Ronaldo për çdo postim

k.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë Breaking News

TENSIONE NË SALLËN E KUVENDIT/ Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë

PD KËRKON TËRHEQJEN E REFORMËS TERRITORIALE/ Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet Politikë

PD KËRKON TËRHEQJEN E REFORMËS TERRITORIALE/ Berisha: Të shkojmë në referendum! Balla: Do votohet

REFORMA TERRITORIALE/ Rama në mbledhjen e grupit: Është vendim politik, kush voton kundër, largohet! ‘Lëkundet’ Vullnet Sinaj Breaking News

REFORMA TERRITORIALE/ Rama në mbledhjen e grupit: Është vendim politik, kush voton kundër, largohet! ‘Lëkundet’ Vullnet Sinaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT