Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka akuzuar gazetarin Basir Çollaku se ka marrë para për publikimin e intervistës së Emijano Nuhut, i cili sipas deputetit është përdorur nga PD.
Emijano Nuhun, Balla e quajti “fatkeq”. “E di ç’ probleme ka i shkreti, se jam informuar nga mediat se ish-polici apo denoncuesi i policisë, kam lexuar se ç’histori ka pasur”, tha Balla ndërsa shtoi se Emijano Nuhu nëse do ishte në detyrë, nuk do e kalonte vetingun.
“Kanë inskenuar këtë histori për 10 mijë euro duke përfshirë edhe emrin e grupit parlamentar të PS-së”, tha Balla në emisionin Opinion, gjatë një lidhje live me emisionin.
Pjesë nga debati në studio
Basir Çollaku nga studio: Dua ta falënderoj deputetit që thotë ka kërkuar 10 mijë euro
Balla: Po, bashkë shihemi në gjykatë
Basir Çollaku: Me kënaqësi që nesër
…


