Partia Demokratike “sakrifikoi” dy ish-oficerë duke i quajtur si skandalet e qeverisë ku akuzojnë dy politikanë të rëndësishëm për PS si ishte Taulant Balla dhe Sajmir Tahirin. Policët e cilësuar si “Babalo oficerët” u përdorën nga partia duke u larguar më pas në Zvicër se këtu u rrezikohej jeta. Por edhe këto histori u provuan si ajo e “BABALES” një sajesë e cila solli disa luhatje të zërave të politikë. Po ajo që të erriton më shumë se dy oficerët kaluan kufirin në mënyrë të paligjshme dhe kjo e bën edhe më të pabesueshëm këto histori.
Dritan Zagani
Dritan Zagani, ish-shefi i sektorit të Antidrogës në Fier dhe ish-shef hetimi në Drejtorinë e Kufirit në Vlorë, ngriti akuza të forta ndaj ministrit të Brendshëm. Ai e akuzoi Saimir Tahirin se u kishte dhënë tre vëllezëve, me të cilët kishte lidhje farefisnore, makinën private. “Këta persona ishin A. H, M. H, L.H, nga Vlora. Ishin kontigjent i trafikut të drogës që kur unë punoja në Vlorë vite e vite përpara”.
Emiliano Nuhu
Emiljano Nuhu, dikur nënkomisar policie dhe ish-oficer policie në Fushë Krujë ka bërë ditën e sotme një rrëfim tronditës.Ai ka deklaruar për Shijak TV disa informacione të padëgjuara në lidhje me përdhunimin e Xhensila Malokut, nga djali i deputetit të PS-së, Rrahman Rrahja.
Nuhu ka shpjeguar se ka qenë kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, ai i cili e ka nxjerrë atë nga burgu.Në rrëfimin e tij ish-oficeri shpjegon se vëllai i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë, ndërsa deputeti Taulant Balla i ka thënë me ironi: “Hiqe pistoletën nga koka se oficeri është djalë i mirë dhe gjithçka që ka ndodhur do të mbesë këtu.”