Akuza janë shkëmbyer në distancë mes kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka.
Balla depozitoi sot në Prokurorinë e Tiranës kallëzim për Lulzim Bashën, kreun e PD-së, Emiljano Nuhun, ish-oficerin e policisë që e akuzoi mes të tjerash se ishte prezent ky i fundit u kërcënua me armë zjarri në komisariatin e Fushë-Krujës dhe Basir Çollakut, gazetarin që mori intervistën e Nuhut. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Balla paralajmëroi se, “nesër këtij kallëzimi do t’i bashkëngjitet si i kallëzuar edhe shpifësi profesionist, Edi Paloka”.
“Ai nuk e ka problem të vijë në gjykatë dhe të thotë se ai thotë çfarë i thotë partia, prandaj është i pafajshëm, po sidoqoftë pa këtë shpifës qesharak në bankën e të akuzuarve, kjo komedi e zymtë nuk e merr kuptimin e saj të plotë”, shton kreu i deputetëve të Partisë Socialiste.
Në përgjigjen e tij, nënkryetari dhe ligjvënësi i Partisë Demokratike shprehet se “në gjyq, do i japim mundësi publikut ta njohë dhe me mire zëvendësin e Rames”. “Unë ndryshe nga Berisha, do te ti jap me detaje te gjitha, nga burime origjinale (besoj e di qe i kam ca te njohur ne Laç…). E jo vetëm aq…”, shton deputeti demokrat.
Reagimi i plotë i Palokës
Shpifesira e “Rilindjes”, zevendesi i denje dhe quasisozia i Edvin Rames , paska shkruajtur se do me hedhe ne gjyq per shpifje duke me quajtur dhe “shpifes profesionist”
Te njejten gje ka bere dhe Edvini kur e akuzova per lidhjet e tij me krimin perpara se te pergjysmonte grupin parlamentar per shkak te ligjit per dekriminalizimin.
Te njejten gje ka bere dhe Tahiri kur e akuzova per lidhjet me krimin , kryesisht me Habilajt, perpara se prokuroria te kerkonte arrestimin e tij.
Tani rradha e Taos. Po Tao Palla eshte me i shpifuri nder ta…
Sot akuzohet se ka mbrojtur perdhunuesin e nje jetimeje, por disa kohe me pare ka qene i akuzuar vete per perdhunim (eshte fatkeqesi shumfishe kur qenie te mbytura ne komplekset e inferioritetit si pasoje e te shkuares deficitare behen papritur te pushtetshem).
Po ne gjyq do i japim mundesi publikut ta njohi dhe me mire zevendesin e Rames. Une ndryshe nga Berisha , do te ti jap me detaje te gjitha, nga burime origjinale( besoj e di qe i kam ca te njohur ne Laç…). E jo vetem aq…
E kam thene dhe me pare qe te merresh me Tao Pallen eshte si te shkelesh me vetedije mbi bajge, po me qe me ka ftuar…




