• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORRUPSIONI ME TARGAT/ Policia jep detaje: Pse u arrestua zyrtari dhe sekseri në Tiranë
Home
Breaking News

KORRUPSIONI ME TARGAT/ Policia jep detaje: Pse u arrestua zyrtari dhe sekseri në Tiranë

27 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Tiranës jep edtaje nga opercioni policor i koduar “Targa e bukur” nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku u arrestuan dy persona.

Në pranga ra Specialisti i Rregjistrimit të Mjeteve në Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor dhe Sekseri, pasi i kërkuan pronarit të një automjeti një shumë monetare në këmbim të pajisjes me targë me numra të njëjtë.

Të arrestuar

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Targa e bukur”, arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Arjan Elezi, 38 vjeç, banues në Tiranë (specialist pranimi në sallën e rregjistrimit të mjeteve në Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor).

– Sefer Myftari, 31 vjeç, banues në Tiranë ( në rolin e sekserit, i dënuar më parë për veprën penale “Deklarim i rremë).

Hetimet

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin (shtetasi Sefer Myftari luante rolin e sekserit ), i kanë kërkuar pronarit të një automjeti një shumë monetare prej 50 000 lekë të reja në këmbim të pajisjes së automjetit me targë me numra të njëjtë.

Gjithashtu në momentin e kapjes në flagrancë shtetasve të mësipërm iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale shuma monetare prej 50 000 lekë të reja e përfituar në mënyrë të kundraligjshme .

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit A. E., dhe për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit S.M.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKSLUZIVE/ Ylli Manjani: Lëvizjet e "Zonjës Marku" dhe Vettingu në POLITIKË. Mesazhi është...
Previous article EKSKLUZIVE/ Anxhelina Kotorri, BLOGERJA që ju tregon se si mund të jeni STIL me pak kosto: Adhuroj... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

INCENERATORI I TIRANËS/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe 8 të pandehur të tjerë Aktualitet

INCENERATORI I TIRANËS/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe 8 të pandehur të tjerë

POLICIA SHOQËROI 5 PERSONA/ Disa nga protestuesit lënë Kuvendin dhe nisen drejt komisariatit nr.1 Aktualitet

POLICIA SHOQËROI 5 PERSONA/ Disa nga protestuesit lënë Kuvendin dhe nisen drejt komisariatit nr.1

VRAU KAMARIERIN NË ELBASAN/ Apeli dënon me 17 vjet burg autorin, Erjon Llapushi Aktualitet

VRAU KAMARIERIN NË ELBASAN/ Apeli dënon me 17 vjet burg autorin, Erjon Llapushi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT