• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
EKSLUZIVE/ Ylli Manjani: Lëvizjet e “Zonjës Marku” dhe Vettingu në POLITIKË. Mesazhi është…
Home
Intervista

EKSLUZIVE/ Ylli Manjani: Lëvizjet e “Zonjës Marku” dhe Vettingu në POLITIKË. Mesazhi është…

27 September, 2018 Isa.Autor Ekskluzive, Intervista, Politikë

Ylli Manjani ish-ministri i dorëhequr nga politika por jo nga mendimet e tij në lidhje me drejtësinë ose ligjin i cili është edhe profesioni i tij. Prej më shumë se 13 vitesh, ka ndërtuar një profil që i është afruar më shumë me atë ligjor sesa me atë politik.I pakompromis në mjaft raste me bindjet e tij edhe kur ato bien ndesh me linjën zyrtare të kujdo.

Në intervisten ekskluzive për Alpenews.al ai ka folur për reformën në drejtësi, vetingu në politikë dhe ligji për Teatrin.

1.Java që kaloi ishte një  furtunë  për lëvizjet e prokurorëve nga kryeprokurorja Arta Marku të cilët kishin në duart e tyre çështje shumë të rëndësishme. Si i komentoni lëvizjet e zonjës Marku?

Lëvizjet e zonjës Marku, janë fiks si “lëvizjet e zonjës Marku”! Dmth krejt inatçore, hakmarrëse dhe të pa justifikuara. Të paligjme dhe anti Kushtetese po e po. Por tashmë paligjshmeria është bërë standart… Prokuroria e Krimeve të  Rënda ishte një nukës që qeveria ende nuk e kontrollonte 100%, ndaj e shkrinë. E shkrinë që të punojnë “të qetë” në koncensione, PPP e trafik droge.  Mesazhi që i dhanë publikut është që nuk kanë ndërmend të luftojnë krimin e trafiqet sepse janë vetë brenda. Prokuroria duhet vetëm për fakirët dhe kundërshtarët… Ky është mesazhi! I qartë fare!

2.Partia demokratike ka marrë si iniciativë të sajën vetingun në politikë. A është i nevojshëm ky lloj vetingu?

E kam lexuar në median elektronike këtë propozim të PD dhe në parim nuk jam kundër idesë së një politike të pastër të çliruar nga krimi dhe ndikimi i tij. Pa dyshim që është i nevojshëm një vetting në politikë që të sigurojë politikën më duar të pastra. Do bëhet apo jo, dhe si do bëhet është temë tjetër. Vecanërisht ky proçesi se si do bëhet meriton pak më shumë vëmendje. Personalisht mendoj se vettingu i politikës bëhet me dy instrumente të pazëvendësueshme; së pari nga një shtet jo politik (pra nga një administratë, polici e drejtësi) krejtësisht jo politike; dhe së dyti nga zgjedhjet e ndershme. Të tjerat janë shpikje që nuk sigurojnë asgjë afatgjate.  Pra  thënë në konktekstin politik të ditës, politika nuk do pastrohet dot as nga Shteti- tepsi që kontrollon tërësisht Rilindja ( apo qoftë edhe në rastin sikur ta kontrollonte një koalicion, njësoj është) edhe as me komisione vetingu që ngjan si kontrolli punëtor i Enver Hoxhës. Ky modeli i kontrollit punëtor po përdoret për të shkatërruar pavarësinë e Drejtësisë… Gjithashtu nuk ka vetting ne politikë nëse deputetët i nxjerr nga dera sistemit demokratik dhe i fut nga dritarja kryetari i partisë. Prandaj duhen zgjedhje të ndershme, ku populli vendos dhe partia merr aq mandate sa i jep populli dhe jo formulat.

3.Në rast se ky veting miratohet. Po familjarët e tyre a duhet të jenë pjesë e kësaj “site”?

Sic ju thashe, nuk besoj ne skema esktra ligjore dhe ekstra shtetërore. Besoj tek shteti jo politik. Që do të thotë, kush ka hesape për të larë më ligjin duhet ti lajë në gjykatë dhe jo në veting. Se nuk ka kuptim që të dënohesh pse pi kafe me dikë dhe ti shpëtosh dënimit kur ndan pare me po këtë person!!!

4.Ligji për Teatrin u kthye në një luftë politike ku secila palë ja hedh fajin njëra tjetrës. A duhet të prishet “Teatri”?

Ligji për Teatrin ka nxjerrë jashtë lojë Kushtetutën dhe kuadrin normativ të Shtetit. Ky është thelbi i kësaj çështje. Dmth nuk ka asnjë rrjesht në atë ligj të ketë lidhje me sistemin kushtetues dhe me normat e shtetit. Nëse kjo bëhet dhe në politikë nuk është blasfemi. Sa më takon jam me cilindo grup politik që ndalon veprimit e pushtetit jashtë normave ligjore dhe kushtetuese. Mbështes gjithashtu edhe idenë që nëse pushteti e çon deri në fund këtë marrëzi, dinamiti ndaj kullave është përgjigja proporcionale. Them proporcionale jo për hakmarrje por për drejtësi.  Teatri është pjesë e identitetin tonë kombëtar dhe kjo nuk është punë nostalgjie (sic thotë Rama) por detyrim konstitucional për ta ruajtur. Identiteti jonë nuk mund të zëvendësohet as me kulla e as me drogë. Në këtë pikë më mirë nostaligjik por me identitet kulturo e historik sesa modern dhe drogaxhi.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VODHËN 5 MILION LEKË TEK KROSKOTI I MAKINËS/ Arrestohen DY të rinjtë, 17 vjeçarja...
Previous article KORRUPSIONI ME TARGAT/ Policia jep detaje: Pse u arrestua zyrtari dhe sekseri në Tiranë

Isa.Autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT