• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARRESTIMI I DEPUTETIT TË “NISMËS”/ Sot gjykata merr vendimin për Milaim Zekën
Home
Rajon

ARRESTIMI I DEPUTETIT TË “NISMËS”/ Sot gjykata merr vendimin për Milaim Zekën

27 September, 2018 k.autor Rajon

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, do të dalë sot para gjykatës, në orën 13 e 15, ku pritet të vendoset për masën e paraburgimit prej 30 ditëve sipas kërkesës së prokurorit apo lirimin e tij.

Prokurori i rastit, Rexhep Maqedonci, ka konfirmuar për Insajderin se vendimi pritet të merret për Zekën sot në mesditë.

Zeka ishte arrestuar gjatë ditës së djeshme për shkak se kishte kërcënuar prokurorin i cili ka ngritur aktakuzë ndaj tij për mashtrim të 927 kosovarëve me viza pune në Gjermani si dhe për shmangie të tatimit.

Ai kishte thënë se prokurorin Afrim Shefkiun do ta ndjekë me gjyq dhe me kanun privatisht.

“Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tem me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Kqyre ky hajni i vizave”, kishte thënë Zeka në emisionin DPT te Findani në T7.

Prokurori Rexhep Maqedonci, më herët kishte deklaruar se Zeka është arrestuar për shkak se “duhet me ia ndal turrin”.

“Kemi pasë frikë mos pe merr Kanunin në dorë, me marrë në dorë, na bën kahre. Xhemal Abria ka vdekë, tash s’ka kush na merr vesh me të. E për këtë e kemi arrestuar me ja ndal turrin”, është shprehur prokurori.

Në anën tjetër avokati i Zekës e ka konsideruar si të paarsyeshëm arrestimin e klientit të tij.

“Vendimi është komplet i pabazuar në dispozita ligjore dhe gjendjen faktike. Në bazë të nenit për kanosjen ajo duhet të jetë kundër jetës dhe trupit dhe serioze në mënyrë që duhet ta bindë të dëmtuarin që do t’i ndodhë një e keqe. Në këtë rast këto nuk kanë ndodhur”, kishte deklaruar Halilaj.

Zeka së bashku me ish-partnerin e tij të biznesit janë duke u përballur me drejtësinë për shkak se sipas Prokurorisë ata kanë mashtruar 927 kosovarë me viza pune në Gjermani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ekspertët japin 4 arsye “bombë” pse duhet të hiqni dorë nga reçipetat
Previous article VIZA FALSE DHE KARTA INDENTITETI/ Kapen dy shqiptarët në Greqi teksa tentuan të...(FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT