Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në lagjen “10 Korriku” në qytetin e Vlorës.
Si pasojë e aksidentit dy persona kanë mbetur të lënduar.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarve dhe as shkaqet që e kanë sjellë aksidentin.
Policia ka mbërritur në vendngjarje ku edhe po kryhen hetimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat.



