• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZHVILLIMI I TEKNOLOGJISË/ Robotët rrezikojnë të nxjerrin në pension para kohe njerëzimin
Home
Teknologji

ZHVILLIMI I TEKNOLOGJISË/ Robotët rrezikojnë të nxjerrin në pension para kohe njerëzimin

27 September, 2018 k.autor Teknologji

Zhvillimi i teknologjisë po kthehet në një rrezik serioz për njerëzimin. Sipas studimit më të fundit, thuhet se robotët do të kryjnë më shumë se “gjysmën e detyrave aktuale në vendet e punës” deri në vitin 2025.

Në një raport të Forumit Ekonomik Botëror të prezantuar më 17 shtator, vlerësohet se 52 përqind e të gjitha detyrave, pothuajse dyfishifi i normës aktuale do të përfundohen nga makinat, duke zhvendosur pothuajse 75 milion njerëz nga vendi i punës.

“Deri më 2025 më shumë se gjysma e detyrave të punës do të kryhen nga pajisjet, në krahasim me normën aktuale prej 29 përqind”, ka thënë Organizata joqeveritare me bazë në Zvicër.

Në raportin e titulluar “E Ardhmja e vendeve të Punës 2018”, Organizata ka thënë se konsideron që robotët do të zëvendësojnë njerëzit në sektorin e menaxhimit të klientëve, kontabilitetit, postës dhe ata industrialë.

Në po të njëjtën kohë, raporti thekson se do të ketë rritje të kërkesës për vendet e punës që kërkojnë “aftësi njerëzore”, siç janë shitjet, marketingu, shërbimet ndaj konsumatorit, së bashku me ato që lidhen me shitjet online dhe rrjetet sociale.

Sipas raportit, sfida kyçe do të jetë në fazën e trajnimit të punëtorëve, sidomos në fushën e “kreativitetit, mendimit kritik dhe vendosshmërisë”.

Raporti këshillon Qeveritë që të përgatisin punëtorët e rrezikuar nga ato që janë konsideruar si “ndryshime të mëdha” në kualitetin dhe vazhdimësinë e vendeve të punës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vështirësi për shtatzëni? Zbuloni kur testosteroni është më aktiv
Previous article Njihuni me nënën beqare që fitoi 13 mijë dollarë me meshkujt e internetit (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

KRIZA EKONOMIKE/ Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100 mijë vende pune Teknologji

KRIZA EKONOMIKE/ Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100 mijë vende pune

ZUCKERBERG SFIDON POLYMARKET/ Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena” Teknologji

ZUCKERBERG SFIDON POLYMARKET/ Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena”

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre Teknologji

EUROPA SHQYRTON NDALIMIN E MEDIAVE SOCIALE PËR TË MITURIT/ Ja vendet me përdorimin më problematik të tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT