• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHKARKIMET NË HIPOTEKË/ Zbardhen përgjimet e drejtorit me juristen: Porosi e shefit…
Home
Breaking News

SHKARKIMET NË HIPOTEKË/ Zbardhen përgjimet e drejtorit me juristen: Porosi e shefit…

26 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pranonin përfitime në këmbim të kryerjes së regjistrimit të pasurive, në pranga kreu i Hipotekës së Shkodrës dhe një juriste.

Zamir Leka

Policia e Shkodrës, pas një urdhri të Prokurorisë së këtij rrethi, ka arrestuar shtetasin Zamir Leka, drejtor i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive në Shkodër dhe vartësen e tij, Frida Mirashi, e cila është lënë në “arrest shtëpie”. Sipas burimeve nga organi i akuzës, kryeregjistruesi Leka është arrestuar në zyrat e Hipotekës së Shkodrës. Policia ka shkuar aty duke e prangosur në zyrën e tij, teksa i është komunikuar edhe akuza. Sipas burimeve, drejtori Leka ka akuzë për çështje korruptive gjatë kohës që drejton Hipotekën e Shkodrës. Zamir Leka u emërua me 18 janar të këtij viti si drejtor i Hipotekës dhe pas 8 muajsh në atë pozicion, Policia dhe Prokuroria e arrestojnë. Ai erdhi si kryeregjistrues në Shkodër pas ndryshimeve të bëra në rang kombëtar në drejtoritë vendore të hipotekave në gjithë Shqipërinë. Ndërkaq, Frida Mirashi, punonjëse e Hipotekës, dyshohet për të njëjtin rast korruptiv.

Frida Mirashi
VENDIMI I GJYKATES

Gjykata e Shkodrës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Rrethit për të vendosur masat “arrest me burg” dhe “arrest në shtëpi” ndaj kreut të Hipotekës së Shkodrës dhe juristes së këtij institucioni. Më konkretisht, Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë Sh- kodër për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale dhe masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” e parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale ndaj të dyshuarit Zamir Leka, me detyrë Regjistrues pranë ZVRPP Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K.Penal. Gjithashtu, Gjykata pranoi caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale dhe masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” e parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale ndaj të dyshuarës Frida Mirashi, me detyrë juriste pranë ZVRPP Shkodër, e dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 259 i K.Penal.

HETIMET

Sipas të dhënave të Prokurorisë, të arrestuarit dyshohen për korrupsion. Nga hetimi i kryer dyshohet se në abuzim me detyrën, ata kanë marrë shuma parash në këmbim të kryerjes së regjistrimit të pasurive të ndryshme.

“Gjatë hetimeve paraprake ka rezultuar e provuar se shtetasi Zamir Leka, me detyrë regjistrues pranë ZVRPP Shkodër, në mënyrë të parregullt pranon përfitime nga të tjerët, në këmbim të kryerjes së një veprimi, konkretisht regjistrimit të pasurive, lejeve të legalizimit etj., detyrë funksionale kjo e tij. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistruar kryesisht procedimin penal lidhur me veprat penale të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi i dytë dhe 259 të K.Penal, në ngarkim të shtetasve Zamir Leka, A.H, J.Z, S.M, S.T. Në vijim të hetimeve, ësh- të regjistruar për llogari të këtij procedimi penal edhe emri i shtetasit M.B.”, thuhet në ven- dimin e Gjykatës që ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për masat e sigurisë. Ndërkaq, nuk sqarohet konkretisht se për çfarë bëhet fjalë në lidhje me akuzën e ngritur ndaj drejtorit të arrestuar, referuar nenit 238, që është kanosja për shkak të detyrës. Bazuar në Kodin e Procedurës, referuar këtij neni, “Kanosja serioze për vrasje apo për plagosje të rëndë, që i bëhet punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose shërbimit”, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet.

Sipas burimeve, ka rezultuar e provuar që shtetasi Zamir Leka, në kundërshtim me ligjin dhe në mospërmbushje të rregullt të detyrës së tij, mban praktika të caktuara, për të cilat më parë është marrë vesh për pagimin e shumave të kundërligjshme, deri ne 5000 euro apo i mban në pritje të ofertave nga të interesuarit, dhe në momentin që merr përfitimin e kërkuar, i kalon praktikat përkatëse tek juristët e zonave, në disa raste vetë dorazi, në disa raste të tjera nëpërmjet juristes Frida Mirashi. Kjo e fundit rezulton të ketë bashkëpunim të ngushtë me të, dhe për zonat që nuk mbulohen prej saj, dhe ua kalon specialistëve të tjerë me shënimin “Porosi e shefit”, duke kërkuar përfundimin e praktikës menjëherë.

“Gjatë hetimeve paraprake ka rezul- tuar e provuar se shtetasi Zamir Leka, ka regjistruar disa praktika tërësisht në kundërshtim me ligjin, pa kryer verifikimet përkatëse në DAMT dhe në Komisionin e Verifikimit të Titujve të Pronësisë. Lidhur me juristen Frida Mirashi, gjatë hetimeve rezultoi e provuar se kjo shtetase ka pasur bashkëpunim të ngushtë me shtetasin Zamir Leka”, bënë të ditur burime nga Prokuroria.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HIGUAIN alarmon MILANIN/ Gattuso: Fytyrat e dëshpëruara nuk sjellin asnjëherë...
Previous article PRANË LARGIMIT/ ICARDI kërkon më shumë para te INTERI: Çdo vit e njëjta histori

k.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO) Aktualitet

E TRISHTË/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO)

VIDEOT INTIME/ Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private Aktualitet

VIDEOT INTIME/ Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë Aktualitet

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT