• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ZHYTUNI NË OAZIN MË RELAKSUES”/ Si tërhiqeshin klientët nga qendra estetike në Tiranë (FOTO+VIDEO)
Home
Breaking News

“ZHYTUNI NË OAZIN MË RELAKSUES”/ Si tërhiqeshin klientët nga qendra estetike në Tiranë (FOTO+VIDEO)

26 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Tiranës ka zbuluar 4 qendra estetike të kthyera në ambiente ku ushtrohej prostitucion, duke vënë në pranga 3 prej administratorëve dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Një nga qendrat, te Rruga e Dibrës:

Një nga qendrat estetike të kthyera në bazë ku ushtrohej prostitucion në Tiranë ndodhet te Rruga e Dibrës. Qendra tashmë e bllokuar me shirit Policie, “Lefteri Beauty Center”, administrohej nga një prej vajzave të arrestuara, shtetasja me iniciale L.Q.

Në derën e jashtme të këtij ambienti shënohen disa shërbime kryesisht për femra që ofrohen aty. Megjithatë, klientët që paguanin për masazhe ekstra ishin meshkuj.

1

Nga kërkimet në rrjetet sociale rezultojnë dy adresa të hapura nga njëra prej tri administratoreve të arrestuara dje nga Policia, e cila ka në pronësi njërën prej qendrave estetike të kthyera në baza prostitucioni.

Në postimet e saj shfaqen vajza të reja me veshje provokuese, ndërsa reklamohet pjesa e masazheve relaksuese. Të gjithë klientët e interesuar për masazhe duhet të paguajnë 3 mijë lekë për 60 minuta.

 

Brenda qendres ku ushtrohej prostitucin
Brenda qendres ku ushtrohej prostitucin

Hetimet dhe zbulimi 

Për 7 vajza që ishin “kamufluar” si të punësuara si masazhatore në këto qendra, por ushtronin prostitucion, ka filluar procedim penal. Burime nga Policia thanë se janë dashur 7 muaj hetime për të dokumentuar veprimtarinë e jashtëligjshme që kryhej në disa zona të kryeqytetit.

Policia tha dje se është finalizuar operacioni i koduar “Extra Service”. Në pranga janë vënë 3 administratorë qendrash masazhi për veprat penale të “Shfrytëzim Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, si dhe një tjetër u shpall në kërkim.

“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore 7-mujore finalizuan operacionin policor të koduar ‘Extra Service’, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve me iniciale H. D., 33 vjeç, A. M., 28 vjeçe dhe L. Q., 34 vjeçe, banuese në Tiranë. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi M.M., 43 vjeç”, njoftoi zyrtarisht Policia.

Ambientet e qendrave të masazhit qe administronin, ata i vendosnin në dispozicion për të ushtruar prostitucion vajzat e punësuara në to. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 7 punonjëse në këto qendra, për ushtrim prostitucioni. Policia tha se kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale DVR, kamera vëzhguese, aparate celulare dhe 4 ambiente ku ushtrohej ky aktivitet.

QENDRAT ESTETIKE

Ky nuk është rasti i parë që Policia zbulon qendra estetike, të cilat përdoren nga pronarët për ushtrim prostitucioni. Rreth një muaj më parë, Gjykata e Tiranës dënoi me 4 vjet e 8 muaj burgim pronaren e një qendre estetike në Tiranë, e arrestuar vitin e kaluar për shfrytëzim prostitucioni.

Megjithatë, ajo nuk qëndroi në qeli, pasi Gjykata e konvertoi dënimin me shërbim prove për 5 vjet. Në vendimin e gjykatës shpjegohej mënyra se si rekrutoheshin vajzat që ofronin shërbime erotike, si dhe zbardheshin disa nga mesazhet që shkëmbente tutorja me klientët. Baza e prostitucionit që u zbulua në shkurt të vitit të kaluar nga oficerët e Antitrafikëve ishte një aktivitet tregtar si qendër estetike, në rrugën “Jusuf Vrioni”, pranë bllokut “Vasil Shanto”, në Tiranë.

Sipas vendimit të gjykatës, klientët e kësaj qendre, kundrejt pagesave që varionin nga 3 mijë lekë të rinj deri në 50 euro, merrnin në këmbim masazhet erotike, por edhe kryenin marrëdhënie seksuale. Pronarja 38-vjeçare e qendrës, shtetasja Enkeleda I., u shpall fajtore për “shfrytëzim të prostitucionit” dhe “mbajtjes së lokaleve për prostitucion”, duke u dënuar përfundimisht me shërbim prove për një afat 5-vjeçar.

Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, pronarja e qendrës kishte punësuar 5 vajza si masazhatore, disa prej të cilave ofronin shërbimet që janë konsideruar prostitucion. Referuar dëshmive të tyre, në takimin e parë ajo i informonte se në qendër kishte masazhe relaksi, terapi dhe shërbime erotike.

Gjatë hetimit të këtij aktiviteti prostitucioni të goditur në shkurt të vitit 2017, janë administruar edhe tekstet e disa sms-ve të mbërritura në telefonin e Enkeleda I. nga klientë të ndryshëm. “Kemi sot që të vij?”, “Kemi ndonjë gocë të re sot shefe”, ishin dy prej tyre të zbardhur në dosje. Në të njëjtën çështje u shpallën fajtore për akuzën e “prostitucionit” dhe u gjobitën me nga 100 mijë lekë një nga vajzat masazhatore dhe një klient i kapur në flagrancë nga Policia në momentin e ndërhyrjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BYPASS I FIERIT DHE VLORËS/ 600 punonjës në protestë për pagesat: Do futemi në grevë
Previous article GATI PËR NDRYSHIM? Ja kush do të jetë ngjyra më e famshme e këtij dimri

k.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO) Aktualitet

E TRISHTË/ Ra nga skela përpara një jave teksa punonte, ndërron jetë 53-vjeçari në Sarandë (FOTO)

VIDEOT INTIME/ Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private Aktualitet

VIDEOT INTIME/ Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë Aktualitet

HETIMI PËR VIDEOT INTIME/ Merren në pyetje nga policia tre vajza të tjera të përfshira, ja kë fajësojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT