• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E FUNDIT/ Arrestohet deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka
Home
Rajon

E FUNDIT/ Arrestohet deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka

26 September, 2018 k.autor Rajon

Deputeti i Nismës Social Demokrate, Milaim Zeka, është arrestuar sot rreth orës 09:00 nga Policia. Nga Prokuroria kanë konfirmuar për Express se arrestimi i tij vjen pasi një prokuror i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ka lëshuar urdhër ndalim për të. Express merr vesh se Zeka u prangos për shkak të deklaratave të tij në emisionin “DPT te Fidani” për prokurorin special, Afrim Shefkiu.

Gazeta Express ka kontaktuar me zëdhënësin e Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu, i cili ka konfirmuar ndalimin e deputetit Milaim Zeka.

“Një prokuror i Prokurorisë Themelore ka lëshuar urdhër ndalesë për deputetin Milaim Zeka, i njëjti është arrestuar sot në mëngjes”, ka thënë Lutfiu.

E zv.kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, ka thënë për Televizionin 7 se aktualisht Zeka është në mbajtje, dhe se i mbetet prokurorit përgjegjës të merret me hapat e mëtutjeshëm.

Deputeti i Nismës të hënën në Televizionin 7 ka thënë se do t’i qërojë hesapet me prokurorin.

“Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tëm me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Këqyre ky hajni i vizave”, ka thënë Zeka në emisionin DPT te Fidani në T7.

Prokurori Special, Afrim Shefkiu, ka propozuar 907 dëshmitarë kundër Zekës. 900 prej tyre janë viktima të mashtrimit me viza pune në Gjermani të cilëve u janë marrë hiç më pak se 345 mijë e 700 euro.

Dje edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës ka dënuar ashpër deklarimet publike dhe kërcënimet, të cilat kohëve të fundit janë drejtuar ndaj prokurorëve të shtetit, në veçanti, dënon deklarimin kërcënues të deputetit të Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ndaj prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Afrim Shefkiu.

Në një komunikatë për media thuhet se mbrojtja e pavarësisë dhe autoritetit të prokurorit është obligim kushtetues dhe ligjor, andaj aktet e tilla janë të patolerueshme dhe paraqesin ndërhyrje të drejtpërdrejta në misionin e Prokurorit të Shtetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHEN STILIN E VITEVE 90'/ Rihanna sapo bëri realitet ëndrrën e shumë vajzave
Previous article GJYSMË I ZHVESHUR E DUKE NGRËNË TRËNDAFIL/ Këngëtari shqiptar çudit me veprimet e tij (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen! Rajon

"KEMI VETËM TRE ORË KOHË"/ Ramush Haradinaj thirrje deputetëve: Kthehuni në seancë të votojmë Ligjin për Specialen!

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje? Breaking News

SOT, DITA VENDIMTARE PËR KOSOVËN/ Protesta për Specialen rikthehet para Kuvendit, në mesnatë skadon dhe afati për Presidentin! A do ketë sërish zgjedhje?

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT