• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E FUNDIT/ Vodhi me armë një makinë në Bulqizë, kapet autori i grabitjes (EMRI)
Home
Breaking News

E FUNDIT/ Vodhi me armë një makinë në Bulqizë, kapet autori i grabitjes (EMRI)

25 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 23-vjeçar është vënë në pranga të policisë në  Bulqizë. I arrestuari është Florenc Xheleku, 23 vjeç, banues në Bulqizë. Ai dyshohet si autor i grabitjes së një makinë 3 ditë më parë.

“Policia e Bulqizës kap dhe ndalon 23 vjeçarin  nga Bulqiza si autorin kryesor të dyshuar për ngjarjen e ndodhur  më datë 22 Shtator  në Bulqizë , për  vjedhje me armë”,thuhet në njoftimin e policisë.

Në vijim të hetimeve të pandërprera të kryera nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur nga Drejtoria Vendore e Polcisië Dibër dhe Komisariati i Policisë Bulqizë , për zbardhjen e vjedhjes me armë  ndodhur më datën 22 Shtator në Bulqizë,  nga tërësia e veprimeve të kryera duke përdorur edhe metoda speciale të hetimit , është bërë e mundur kapja  dhe ndalimi i të dyshuarit si autori kryesor i ngjarjes  i cili ishte i shpallur në kërkim nga policia disa orë më vonë pasi ndodhi ngjarja dhe konkretisht shtetasi:

Florenc Xheleku, 23 vjeç, banues në Bulqizë, ( Gjykata e Lezhës ka caktuar  masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.) Ky shtetas dyshohet se me datë 22.09.2018, në bashkëpunim me dy shtetas  të tjerë, të maskuar dhe dyshohet se posedonin edhe armë,   kanë hyrë në banesën e shtetasit A.M, 50 vjeç  dhe pasi kanë kontrolluar për sende me vlerë,  janë larguar duke  marrë  automjetin tip benz në pronësi të zotit të banesës, ku më pas ky automjet  u gjet nga policia i braktisur.

Menjëherë pas ngjarjes Policia e Bulqizës, bazuar në informacionet  e shpejta të marra në rrugë operative si dhe mbi bazën e dyshimeve ka ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi i cili ishte  me masë  dënimi “Arrest në shtëpi”.

Shërbimet e Policisë nuk e kanë gjetur në banesë këtë shtetas  pasi ka ndodhur ngjarja . Policia e Bulqizës, ngriti pika kontrolli grackë, ku mbrëmjen e djeshme është kapur në afërsi të një lokali. Në momentin e kapjes nga Policia ky shtetas  ka bërë rezistencë ndaj punonjësve të  Policisë dhe ka tentuar të largohet por është prangosur nga shërbimet e Policisë.

 

Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprat penale “Vjedhje me armë”, “Armëmbajtje pa leje”, “Plagosje e lehtë”, “Veprime në kundërshtim me Gjykatën” të kryera në bashkëpunim, “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit”, parashikuar nga nenet 140,278, 89, 321, 323, 25, të Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITET INSTAGRAMI/ Themeluesit e rrjetit social largohen nga kompania
Previous article Vendet ku u realizua "Game of Thrones" do hapen për publikun

k.autor

Postime të ngjashme

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit Aktualitet

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT