• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MIKU I TRUMP/ Akuza të reja ndaj kandidatit për Gjykatën e Lartë, Brett Kavanaugh
Home
Nderkombetare

MIKU I TRUMP/ Akuza të reja ndaj kandidatit për Gjykatën e Lartë, Brett Kavanaugh

24 September, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Donald Trump shprehu mbështetje të fortë për kandidatin e tij për Gjykatën e lartë, Brett Kavanaugh, pavarësisht nga një akuzë e re për sjellje të papërshtatshme seksuale kundër tij.

Duke folur në Nju Jork, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë javë, presidenti Trump tha se akuzat zotit Kavanaugh janë “krejtësisht politike”.

“Ka gjasa që kjo të jetë padrejtësia më e madhe që i ndodh një kandidati për çfarëdolloj gjëje. Unë e mbështes plotësisht.”

Revista “The New Yorker” njoftoi të dielën në mbrëmje se dy senatorë amerikanë po hetojnë akuzën e një gruaje se zoti Kavanaugh u shfaq me pjesët intime të ekspozuara në një party në konvikt në Universitetin Yale, në vitin akademik1983-1984. 53 vjeçarja Deborah Ramirez e përshkroi incidentin në një intervistë pasi u kontaktua nga revista dhe tha se zoti Kavanaugh e kishte detyruar ta prekte në pjesët intime pa dëshirën e saj ndërsa ajo e shtynte.

Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, Kerri Kupec lëshoi një deklaratë ku denonconte artikullin. “Ky pretendim i pambështetur 35 vjeçar, është i fundit në një fushatë të koordinuar njollosjeje nga demokratët që ka si synim të rrezojë një njeri të mire”, tha ajo.

“Ky pretendim mohohet nga të gjithë ata që thuhet se ishin të pranishëm dhe bie krejtësisht ndesh me atë që thonë ata që njihnin gjykatësin Kavanaugh në atë kohë në universitet. Shtëpia e Bardhë mbështet me force gjykatësin Kavanaugh”, thuhet në deklaratë.

Zonja Ramirez pranoi në intervistën me gazetarët Ronan Farrow dhe Jane Mayer të revsitës “New Yorker” se ajo kishte pirë dhe se ka gjera që nuk i mban mend nga ngjarja, por pas konsultimeve me një avokat, zonja Ramirez i tha revistës se kishte besim të mjaftueshëm në kujtesën e saj se ngjarja kishte ndodhur.

Zoti Kavanaugh e mohoi akuzën e saj në një deklaratë që doli nga Shtëpia e Bardhë, duke e quajtur “thjesht një shpifje”.

“New Yorker” tha se nuk mundi të gjejë dëshmitarë.

Disa nga shokët dhe shoqet e klasës së zotit Kavanaugh në Yale thonë se ai nuk do ta kishte bërë kurrë një gjë të tillë. Por disa nga shokët dhe shoqet e zonjës Ramirez japin garanci për integritetin e saj dhe mbajnë mend që e kishin parë zotin Kavanaugh “shpesh të dehur dhe me logjikë të humbur”.

Një nga këshilltarët e senatorëve që po hetojnë incidentin tha se “akuzat duken të besueshme dhe ne po i marrim seriozisht. Nëse ato vërtetohen, do të ishin qartësisht çkualifikuese”.

Pas akuzave të reja, një senatoret me peshë ka bërë thirrje për “një shtyrje të menjëherëshme” të seancave të Komisionit Juridik të Senatit, që po shqyrton kandidaturën e zotit Kavanaugh. Demokratja nga Kalifornia, Diane Feinstein, demokratja kryesore e Komisionit i dërgoi të dielën një letër, kryetarit republikan, Charles Grassley duke i kërkuar që t’ia referonte akuzat FBI-së për të siguruar “një proces të drejtë, të pavarur që do t’i mblidhte të gjitha faktet”.

Christine Blasey Ford që e ka akuzuar zotin Kavanaugh për një sulm seksual në vitin 1982 ka rënë dakord të dëshmojë para Komisionit Juridik të enjten në mëngjes.

Detajet për kushtet në të cilat ajo do të dëshmojë janë ende në diskutim e sipër.

Sipas njoftimeve, avokatët e saj — Debra Katz, Lisa Banks dhe Michael Bromwich — janë në një mendje se zonja Ford do të dëshmojë e para dhe më pas do të jetë zoti Kavanaugh.

“Pavarësisht nga kërcënimet ndaj sigurisë dhe jetës së saj, Dr. Ford beson se është e rëndësishme që senatorët të dëgjojnë për sulmin seksual direkt prej saj”, thanë ata në një deklaratë.

Mbetet gjithashtu për t’u vendosur se kush do t’i bëjë pyetje zonjës Ford. Komisioni Juridik i Senatit ka 21 anëtarë: 11 burra konservatorë dhe 10 demokratë.

“Disa senatorë e kanë shpërfillur historinë e saj dhe duhet të ndjejnë përgjegjësinë që t’i bëjnë pyetje”, thonë avokatët e zonjës Ford.

Por republikanët nuk duan të japin përshtypjen se po shqetësojnë një grua që thotë se është viktimë e një sulmi seksual, vetëm disa javë para zgjedhjeve të Kongresit që do të përcaktojnë kontrollin e Kongresit.

Në deklaratën e tij të dielën., zoti Kavanaugh tha se pret me padurim “të dëshmojë të enjten për të vërtetën, dhe për të mbrojtur emrin tim dhe repoutacionin për karakterin dhe integritetin që kam krijuar gjatë gjithë jetës, përballë këtyre akzuave të minutës së fundit”.

Zoti Kavanaugh është kandidati i Presidentit Trump për të zëvendësuar anëtarin e Gjykatës së Lartë, Justice Anthony Kennedy që doli në pension.

Konfirmimi i tij dukej të ishte i sigurt deri në momentin kur Dr. Ford tha në një intervistë për gazetën “Washington Post” se Kavanaugh e kishte sulmuar seksualisht në një party në një shtëpi në Maryland kur ishin në shkollë të mesme dhe ajo ishte 15 vjeç.

Ajo tha se Kavanaugh që ishte 17 vjeç atëherë, ishte i dehur dhe e mbajti me forcë në një krevat dhe u përpoq ta zhvishte. Ajo thotë se ai ia zuri gojën me dorë, kur ajo u përpoq të bërtiste. Zonja Ford tha se kishte pasur frikë se ai do ta vriste pa dashje, para se të ajo të arrinte të çlirohej dhe të dilte nga dhoma.

Kavanaugh ka mohuar të ketë abuzuar ndonjë person seksualisht gjatë gjithë jetës së tij. Një numër grash që e njohin atë dhe kanë punuar me të gjatë gjithë karrierës së tij ligjore, kanë thënë se ai i ka trajtuar gjithmonë me respekt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INSIGNE gol në dy porta/ Italiani përveç se i talentuar edhe ROMANTIK (FOTO)
Previous article FUTBOLLI GREK/ MAVRAJ përgatitet për debutimin, por e pret derbi “i ferrit”

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT