• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DISKUTIMI PËR KUFIJTË/ Presidenti i Serbisë bojkoton Asamblenë e Përgjithshme të OKB
Home
Rajon

DISKUTIMI PËR KUFIJTË/ Presidenti i Serbisë bojkoton Asamblenë e Përgjithshme të OKB

24 September, 2018 Isa.Autor Rajon

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka vendosur që të fillojë një fazë të re në raportet me bashkësinë ndërkombëtare, që mund të quhet edhe si bojkotim i heshtur i Brukselit dhe Uashingtonit. Vendimin e ka marrë Vuçiçi, por e ka publikuar udhëheqësi i zyrës për Kosovë Marko Gjuriq, i cili tha se Brukseli duhet të presë pak për vizitën e ardhshme të Vuçiçit atje. Ndërkohë që Vuçiç nuk do të marrë pjesë as në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Në Nju Jork do të udhëtojë kryeministrja Ana Brnabiq.

Gjuriq shpjegoi se Vuçiçi ka ofruar disa zgjidhje për çështjen e Kosovës, por atë e kanë kritikuar shumë për këto ide. Gjuriq tha se presidenti i Serbisë është përballur me heshtje, me distancim nga idetë e tij, e madje edhe “me sulme të tmerrshme”, ndaj Gjuriq tha se në Bruksel “tani do të presin edhe ca kohë deri sa Vuçiç të shkojë në takimin e ardhshëm”.

Pse është zemëruar presidenti?

Nëse zemërimi i presidentit të Serbisë Vuçiç ndërlidhet me idetë e tija për përkufizim me Kosovën, atëherë nuk dihet sakt se për cilat sulme të bashkësisë ndërkombëtare e ka fjalën Gjuriqi. Ideja për përkufizimin, ndarjen e territotreve apo shkëmbimin e tyre, nuk është pritur me ndonjë entuziazëm të madh në disa vende perëndimore, por është tërësisht e tepruar të thuhet se për këto ide Vuçiçi “është përballur me sulmet më të tmerrshme”. Në disa vende ka pasur madje mirëkuptim për idetë e Vuçiçit.

Një numër i madh i diplomatëve evropianë ka bërë të ditur – ndonëse me shumë kujdes – se janë të pranueshme marrëveshjet që arrihen mes Prishtinës dhe Beogradit, e shikuar nga shkrimet e mediave serbe, më së paku kundërshtime për këto ide ka pasur në SHBA. Mediat serbe kanë bërë madje gara me shkrimet se administrata amerikane e ka ndryshuar qëndrimin dhe se ajo nuk ka asgjë kundër zgjidhjeve të cilat do të nënkuptonin ndonjë lloj ndarjeje apo përkufizimi.

Po pse është i zemëruar Vuçiçi pra? Naim Leo Beshiri, drejtor i Institutit për Çështje Evropiane thotë se “Vuçiçi zemërohet tepër shpesh dhe ne shpesh nuk e dimë fare pse është zemëruar presidenti. Skenarë të ndryshëm për zgidhjen e çështjes së Kosovës janë paraqitur në opinion, por ne kurrë nuk kemi marrë ndonjë konfirmimim zyrtar se cili është propozimi i autoriteteve serbe. Ne vetëm dimë se Serbisë nuk i përgjigjet status quo-ja, që do të thotë se ajo angazhohet për përkufizim, korigjimin e kufijve, shkëmbimin e territoreve – por përgjigjen e saktë nuk e kemi marrë kurrë”.

“Ndaj kam frikë se fjalët e Gjuriqit janë vetëm një truk për opinionin e brendshëm. Kjo duhet të bindë qytetarët serbë se Vuçiçi ka bërë gjithçka brenda mundësive të tij, por bashkësia ndërkombëtare nuk është e gatshme t’i pranojë kërkesat tona. Ndaj kur të vijë koha e nënshkrimit të marrëveshjes me Kosovën do të kërkojë mbështetjen e qytetarëve në referendum, sepse ndonjë zgjidhje tjetër nuk ka qenë e mundur”, mendon Beshiri.

Brukseli në akull

Gazetari i revistës NIN, Vladan Marjanoviq thotë se Gjuriqi shpesh tingëllon si një komik stend-up dhe si e tillë mund të konsiderohet edhe deklarata e tij. “Thuhet se Bashkimit Evropian do t’i jepet kohë e mjaftueshme që të kuptojë se sa ka gabuar ndaj Vuçiçit dhe qëndrimit të tij heroik për ‘zgjidhjen” e çështjes së Kosovës, ndonëse Vuçiçi e ka pranuar në fjalimin e tij në Mitrovicë se ai nuk ka ndonjë zgjidhje. E kur BE ta kuptojë gabimin, atëherë Vuçiçi do të mëshirojë dhe do të shkojë në bisedime. Ndërkohë autoritetet serbe do të bartin me krenari gjithë këtë mllef ndaj mosmirëkuptimit të ideve të Vuçiçit në Bruksel dhe Berlin”, thotë Marjanoviq.

Është shumë e qartë që Gjuriqi në këtë rast është vetëm bartës i fjalëve të Vuçiçit. Por duket qartë se Vuçiçi është kaq i zemëruar me perëndimin sa që vendimin e tij e ka kumtuar dikush tjetër, e jo ai vet. Vladam Marjanoviq thotë se me këtë vendim Beogradi sugjeron se “ka qenë i gatshëm për kompromise, por tani për një kohë të caktuar do të ketë qëndrime shumë të ngurta. Kjo nënkuton mundësinë e vazhdimit të mos zgjidhjes së çështjes së Kosovës – që sipas të gjitha gjasave është edhe qëllimi përfundimtar”.

Zemërimi është dëshmi i (pa)aftësisë

Aleksandar Vuçiç ka vendosur të mbaj inat me bashkësinë ndërkombëtare, por qytetarët e Serbisë më shumë janë të interesuar të dinë se çfarë mund të arrihet me këtë politikë dhe diplomaci. Ndoshta dikush në pushtetin serb ka menduar se autoritetet perëndimore do të shqetësohen dhe nuk do të flejnë t♪7 qetë pas zemërimit të Vuçiçit, por kjo dëshmon se diplomacia serbe është në një krizë shumë më të thellë sesa që mendohet. A mund të ketë me mjete të këtilla një zgjidhje më të mirë për Serbinë në çështjen e Kosovës?

Naim Leo Beshiri thotë se “me këtë sjellje infantile nuk mund të arrihet asgjë. E gjitha kjo është vetëm për përdorim të brendshëm, me qëllim që mbështetësit e Vuçiçit të mund të thonë se Vuçiçi ka mundësi që të zemërohet me dikë dhe të mos flas me ta. Asgjë pozitive nuk mund të ketë nga refuzimi i bisedimeve, sepse pa bisedime me Brukselin dhe qendrat e tjera ndërkombëtare, çështja me siguri nuk do të zgidhet. Kjo do të thotë se bisedimet duhet të vazhdojnë, madje edhe me ata me të cilët nuk pajtohesh, e nëse bisedimet vazhdojnë, shtohet edhe mundësia e gjetjes së një kompromisi”, konstaton Beshiri./DW

Aleksandar Vuçiç ka vendosur të mbaj inat me bashkësinë ndërkombëtare, por qytetarët e Serbisë më shumë janë të interesuar të dinë se çfarë mund të arrihet me këtë politikë dhe diplomaci. Ndoshta dikush në pushtetin serb ka menduar se autoritetet perëndimore do të shqetësohen dhe nuk do të flejnë të qetë pas zemërimit të Vuçiçit, por kjo dëshmon se diplomacia serbe është në një krizë shumë më të thellë sesa që mendohet. A mund të ketë me mjete të këtilla një zgjidhje më të mirë për Serbinë në çështjen e Kosovës?

Naim Leo Beshiri thotë se “me këtë sjellje infantile nuk mund të arrihet asgjë. E gjitha kjo është vetëm për përdorim të brendshëm, me qëllim që mbështetësit e Vuçiçit të mund të thonë se Vuçiçi ka mundësi që të zemërohet me dikë dhe të mos flas me ta. Asgjë pozitive nuk mund të ketë nga refuzimi i bisedimeve, sepse pa bisedime me Brukselin dhe qendrat e tjera ndërkombëtare, çështja me siguri nuk do të zgidhet. Kjo do të thotë se bisedimet duhet të vazhdojnë, madje edhe me ata me të cilët nuk pajtohesh, e nëse bisedimet vazhdojnë, shtohet edhe mundësia e gjetjes së një kompromisi”, konstaton Beshiri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRAPASKENA/ Trajneri i Brazilit: Po monitorojmë ALLAN, ja pse nuk morëm JORGINHO
Previous article E FUNDIT/ Gjykata e Krimeve të Rënda merr vendimin për GRIMËN dhe portierin Rexhepi

Isa.Autor

Postime të ngjashme

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

ETHET E NILIT ALARMOJNË SHKUPIN/ Shpallet epidemia në 5 komuna, 26 të infektuar dhe një viktimë Rajon

ETHET E NILIT ALARMOJNË SHKUPIN/ Shpallet epidemia në 5 komuna, 26 të infektuar dhe një viktimë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës? Botë

ANALIZA E REL: A po bëhet mosnjohja e Kosovës aset diplomatik i Ukrainës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT