Një 32 vjeçar ka përplasur në kryeqytet një 69 vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë. I moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.
Drejtoria Policisë Tiranë:
Më datë 22.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A. B., vjeç 32, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin ka përplasur biçiklistin B. B., vjeç 69, banues në Mëzes, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.